Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Puthje dhe përqafime në club, Xhensila dhe Ledri kapen “mat” në Paris! 08/03/2026
“Mateo i kujton ish-partnerin”, përplasja Brikena-Juela: Kanë dashuri fallco… 08/03/2026
Nëse ke një nga këto 6 çanta këtë pranverë, je super “in”! 07/03/2026
“3 dekada e virgjër”, urimi i këngëtares për veten ndez debate në rrjet! 07/03/2026
“Me Ledionin e kam gjetur më shumë veten”, Arbër Hajdari rrëfehet për rrugëtimin e tij në Big Brother VIP! 07/03/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Sqarohet Sadija: Fotot i publikuan fëmijët, Shkëlzenit i uroj lumturi

02/11/2015
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 2 mins read
A A

Pak orë pas publikimit në “Instagram” të një fotoje të disa viteve më parë, ku shfaqej në krah të ish-bashkëshortit Shkëlzen Berisha, Sadije Berisha ka sqaruar arsyet e këtij postimi. Në profilin e saj në “Facebook”, ajo ka shpërndarë linkun e një faqeje, të cilës i ka dhënë intervistën sqaruese. Në intervistën e shkurtër për portalin “Albaniaplus”, ish-gruaja e djalit të Berishës thotë se postimi është bërë nga fëmijët e saj, të cilët në mungesë të llogarive të veta në rrjetet sociale, nganjëherë përdorin ato të nënës. “Në oborrin e shtëpisë sime të vjetër. 5 muajshe shtatzënë me Medinën, por dukesha si 8 muajshe. Vjeshta është një stinë e bukur dhe mua më pëlqen aroma e kuajve”, shkruhej në postimin që më pas u fshi për t’i lënë vendin sqarimit të mëposhtëm.





Media shqiptare ka pasur gjithmonë interes të veçantë për marrëdhënien me ish-bashkëshortin tuaj Shkëlzen Berisha duke publikuar artikuj të shumtë, cili është mendimi juaj rreth kësaj?

Shumë shpesh janë shkruar gjëra fare të pavërteta dhe jo kurrsesi realiteti.


Ditën e sotme keni publikuar fotografi me Shkëlzenin, media shqiptare po gëlon. Pse i publikuat fotografitë, patët ndonjë arsye?

Fotografitë janë publikuar nga fëmijët e mi, ata janë ende shumë të rinj për të pasur një llogari të tyre në “Facebook” apo “Instagram”. Kështu që shfrytëzojnë profilin tim. Shkëlzeni mbetet gjithmonë babai i tyre.

Cila është marrëdhënia juaj me të, si e keni pritur lidhjen e tij me Armina Mevlanin?

Ai ka qenë dhe ngelet babai i fëmijëve të mi, i uroj gjithmonë vetëm lumturi.

Marrëdhënia juaj me familjen e ish-bashkëshortit ?

Gjithmonë shumë e mirë. Fëmijët e mi ndihen shumë të respektuar dhe të përkëdhelur prej tyre.

Ju jeni komentuar se i keni marrë kalin pa leje Shkëlzenit. A mund të na tregoni diçka më shumë?

Media në Shqipëri dezinformon. Kali ka qenë gjithmonë i imi. Tani është rikthyer në Suedi dhe është i lumtur në gjirin e familjes sonë.

Tags: fotointervistareagimisadije berisha
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Puthje dhe përqafime në club, Xhensila dhe Ledri kapen “mat” në Paris!
Breaking News

Puthje dhe përqafime në club, Xhensila dhe Ledri kapen “mat” në Paris!

08/03/2026
“Mateo i kujton ish-partnerin”, përplasja Brikena-Juela: Kanë dashuri fallco…
Breaking News

“Mateo i kujton ish-partnerin”, përplasja Brikena-Juela: Kanë dashuri fallco…

08/03/2026
“3 dekada e virgjër”, urimi i këngëtares për veten ndez debate në rrjet!
Breaking News

“3 dekada e virgjër”, urimi i këngëtares për veten ndez debate në rrjet!

07/03/2026
“Me Ledionin e kam gjetur më shumë veten”, Arbër Hajdari rrëfehet për rrugëtimin e tij në Big Brother VIP!
Breaking News

“Me Ledionin e kam gjetur më shumë veten”, Arbër Hajdari rrëfehet për rrugëtimin e tij në Big Brother VIP!

07/03/2026
“Mund të mos bëhesha nënë”,  Hailey Bieber rrëfen momentin e vështirë…
Breaking News

“Mund të mos bëhesha nënë”, Hailey Bieber rrëfen momentin e vështirë…

07/03/2026
Nicola Peltz zgjedh të mos flasë për dramën e Brooklyn dhe prindërve të tij, fokusi te filmi i saj i ri!
Breaking News

Nicola Peltz zgjedh të mos flasë për dramën e Brooklyn dhe prindërve të tij, fokusi te filmi i saj i ri!

07/03/2026
Next Post

“Halloween” bashkon Tunën dhe Cozman (foto)








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera