Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
“Nuk jam xheloze”, gruaja e Mirit flet për marrëdhënien e tij me Selin: Nuk kanë bërë asgjë, pa të ajo s’do arrinte ku është! 05/02/2026
Angela Martini rikthehet në radarët e TMZ me një set që të lë pa fjalë! 05/02/2026
Alban Skënderaj shkruan histori në Londër, i pari shqiptar në skenën legjendare! 05/02/2026
“Çdo frymëmarrje, çdo minutë,” Beatrix Ramosaj prek me fjalët për të ëmën… 04/02/2026
“Zoti është me durimtarët”, mesazhi i shkurtër i Arbër Hajdarit që dominoi postimin e Gjestit 04/02/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Lajme

Statusi i Klodit që u bie dhe një herë këmbanave: Kujtohuni për artistët e vërtetë!

31/01/2021
in Lajme
Reading Time: 2 mins read
A A
Statusi i Klodit që u bie dhe një herë këmbanave: Kujtohuni për artistët e vërtetë!

Klodiana Shala është ikonë e sportit në Shqipëri, e megjithatë ndër vite ka reaguar e ka folur për mungesën e mbështetjes nga shteti shqiptar për të e kolegë të saj. Së fundmi ajo ka ndaluar tek artistët. Duke e lidhur eksperiencën e saj me një takim të realizuar së fundmi me një artiste të cilës nuk ja përmend emrin, Klodiana përmbledh në pak rreshta gjithë keqardhjen për gjëndjen në të cilën janë ata që kanë krijuar themelet e artit në Shqipëri.





“Këto ditë kam menduar gjatë, jo pa trishtim, sesi shoqëria jonë është më shumë e dhënë pas dukjes së rreme, jo pas vlerave të vërteta. Rastisa të vizitoj shtëpinë e një aktoreje shumë të njohur, por po rezervohem t’ia përmend emrin publikisht pa lejen e saj. Me të krenohemi, e duam në emisione, në ceremoni, e kërkojmë kudo. Por çfarë i kemi dhënë si shpërblim? Asgjë. Stili i saj jetesës ishte krejt modest, për të mos thënë i varfër. Njësoj me një aktor tjetër shumë të dashur të humorit. Jetojnë me të ardhura modeste, pa njohur kurrë përkujdesjen e shtetit. Si sportiste me disa medalje kombëtare dhe ndërkombëtare e njoh fare mire ndjesinë e mosmirënjohjes, të harresës, të mosvlerësimit nga shteti dhe shoqëria që konsumon pa fund drama të rreme në ekranet televizive. Në 3 dekada demokraci, askush nuk u kujtua për aktorët, për artistët, për sportistët. Shoqeria është e zënë me dukjen, jo me shtyllat e shoqërisë, ato që modelojnë, i japin formë dhe ushqejnë shpirtin e kombit”, shkruan ajo.

No description available.


Kjo nuk është hera e parë që personazhe publikë ndalojnë në këtë temë. Jo rrallë herë është bërë thirrje për të hedhur sytrë nga ata që janë harruar e i kujtojmë vetëm kur dëgjojmë që largohen nga kjo botë duke lënë pas vetëm artin e tyre.

Vendi ynë ka kaq shumë mangësi, e kaq shumë probleme, por a nuk mendoni se nëse arti do mbështetej më shumë të paktën shpirti ynë do ishte më i plotësuar?/revistawho.com

ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

“Plaku dhe deti”: Alegoria e guximit dhe qëndresës njerëzore
Lajme

“Plaku dhe deti”: Alegoria e guximit dhe qëndresës njerëzore

11/11/2025
“Dashuria që mund të kishte qenë”, Historia magjike e një jete tjetër
Lajme

“Dashuria që mund të kishte qenë”, Historia magjike e një jete tjetër

11/11/2025
“I dashur, ti je trap”:  Dashuria që nuk të shpëton, por të zhvesh nga çdo iluzion
Lajme

“I dashur, ti je trap”:  Dashuria që nuk të shpëton, por të zhvesh nga çdo iluzion

11/11/2025
“Bionde”: Zhytje në shpirtin e një gruaje që bota e adhuronte, por askush nuk e njihte vërtet
Lajme

“Bionde”: Zhytje në shpirtin e një gruaje që bota e adhuronte, por askush nuk e njihte vërtet

11/11/2025
“Skenar brilant”: Romani që i jep fund përrallave dhe nis aty ku mbaron “jetuan të lumtur përgjithmonë”
Lajme

“Skenar brilant”: Romani që i jep fund përrallave dhe nis aty ku mbaron “jetuan të lumtur përgjithmonë”

11/11/2025
Çfarë është 17 tetori: Dita e faljes së ish-it (ose ish-es)
Lajme

Çfarë është 17 tetori: Dita e faljes së ish-it (ose ish-es)

17/10/2025
Next Post
Mashtrimi i Meralit del në shesh, këtë javë në “Lule të vetmuara”

Mashtrimi i Meralit del në shesh, këtë javë në "Lule të vetmuara"








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera