Stresi është një prej artistëve më të komentuar të shoubizit.
Pjesmarrja e tij në “BBVK” ka qenë sa i veçantë po aq dhe sfidues.
Gara është bërë e vështirë dhe dinamikat e lojës ndikojnë dhe në psikologjinë e konkurrentëve.
Së fundmi reperi ka ardhur me një thirrje të fortë ndaj kamerave.
“Kam nevojë që kur të dal nga këtu, të më gjeni psikologen më të specializuar, më të respektuar dhe më të mirë të Prishtinës”, tha Stresi.