Pak ditë më parë, Stresi tregoi në ‘Ftesë në 5’ se ishte duke realizuar albumin e ri muzikor me 10 këngë dhe 10 videoklipe të reja.
Pak më parë reperi ka zbuluar një prej projekteve muzikore që do të jetë një bashkëpunim me Finem dhe Solo. Kënga do të titullohet ‘Për veti’ dhe Stresi ka treguar një pjesë të videoklipit në llogarinë e tij.
Reperi ka treguar gjithashtu se albumi do të titullohet ‘Archimed’, duke treguar se kjo zgjedhje vjen pasi rrugëtimin muzikor e ka nisur në Francë./revistawho.com
https://www.instagram.com/p/CHP_WHvJxLT/?igshid=zdtho20sg6cg