Tani ai eshte marre si i pandehur per akuzen e armembajtjers pa leje”. Prokuroria Prane Gjykates se Shkalles se Pare Tirane ka perfunduar hetimet dhe ka derguar per gjykim ceshtjen penale me te pandehur shtetasin Arkimed Lushaj, akuzuar per vepren penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive, parashikuar nga neni 280 i Kodit Penal. Hetimet kane nisur ne baze te referimit te bere nga Komisariati i Policise nr.4, pasi ne rrjetet sociale eshte postuar nje video ku shihet i pandehuri duke qelluar me arme zjarri te tipit “Shotgun”. Policia u vu në lëvizje pas filmimit ku Stresi dhe një 21vjeçar kanë publikuar në rrjetet sociale sociale, duke gjuajtur në ajër me armë zjarri gjahu, të tipit “Shotgun”, në një ambient publik. “Nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se ngjarja ka ndodhur më datë 31.12.2016, si dhe po kryhen veprime administrative për heqjen e lejes për mbajtje arme gjahu ndaj S. L., 61 vjeç, banues në Tiranë” njoftonte policia ne Janar te vitit 2017. Burimi: panorama.com.al