Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Mesa duket e paskemi humbur dasmën e çiftit të njohur! 04/03/2026
I bëri prindërit hasha, David dhe Victoria Beckham urojnë publikisht Brooklyn! 04/03/2026
P Diddy mund të dalë nga burgu më shpejt sesa e mendoni! 04/03/2026
“Lëre se është shumë pis”, Selena i puth këmbët të shoqit pas fotos që u bë virale! 04/03/2026
Urim i Elitës për Botën është gjëja më e bukur që do lexoni sot! 04/03/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Jetë

STUDIMI/ Rreziku për zemrën vjen nga truri

12/01/2017
in Jetë, Këshilla
Reading Time: 1 min read
A A
STUDIMI/ Rreziku për zemrën vjen nga truri

Pasojat e stresit të vazhdueshëm në zonat e thella të trurit shpjegojnë rrezikun e rritur për atake kardiake. Një studim i fundit i botuar në revistën “Lancet” ka pasur në fokus 300 persona. Ata me aktivitet më të lartë në zonën e trurit të njohur si amygdala, ishin më të predispozuar të prekeshin nga sëmundjet kardiovaskulare dhe më shpejt se të tjerët. Stresi mund të jetë një faktor i rëndësishëm rreziku, ashtu si edhe pirja e duhanit dhe presioni i lartë i gjakut.   Ekspertët e zemrës thonë se pacientët e rrezikuar duhet të ndihmohen për të menaxhuar stresin. Stresi emocional prej kohësh është lidhur me rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare që prekin zemrën dhe enët e gjakut, por mënyra se si kjo ndodh ka qenë e pakuptueshme. Studimi, i kryer nga një ekip i shkollës mjekësore të Harvardit, vë në shënjestër aktivitetin e shtuar në zonën amygdala, një zonë e trurit kjo që përpunon emocionet si frika dhe zemërimi.  Kërkuesit sugjerojnë se amygdala sinjalizon palcën kockore të prodhojë më shumë qeliza të bardha gjaku, që në këmbim veprojnë mbi arteriet duke i inflamuar ato. Kjo mund të shkaktojë atake kardiake, inflamacion të grykës etj. Si rezultat, kur je i stresuar, kjo pjesë e trurit duket se është një parashikuese e mirë e ngjarjeve kardiovaskulare. Por, sidoqoftë, ekspertët thonë se nevojiten më shumë kërkime për të konfirmuar këtë zinxhir ngjarjesh./tch






Tags: shkaktohensulmet e zemresTruri
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Para se të hapësh një biznes: 7 këshilla nga Saraj Karaj!
Jetë

Para se të hapësh një biznes: 7 këshilla nga Saraj Karaj!

24/02/2026
Këtë Shën Valentin, dhuratën perfekte e gjeni në “Tirana Eye Clinic”!
Jetë

Këtë Shën Valentin, dhuratën perfekte e gjeni në “Tirana Eye Clinic”!

13/02/2026
Këtë Shën Valentin, lëri parfumet të flasin për dashurinë tënde!
Jetë

Këtë Shën Valentin, lëri parfumet të flasin për dashurinë tënde!

12/02/2026
“Vita Productions”, prezantohet zyrtarisht: me musical-et, filmat dhe projektet e mëdha televizive.
Breaking News

“Vita Productions”, prezantohet zyrtarisht: me musical-et, filmat dhe projektet e mëdha televizive.

25/01/2026
Sara Karaj: Grua, nënë, profesioniste, rolet që drejtojnë jetën time!
Jetë

Sara Karaj: Grua, nënë, profesioniste, rolet që drejtojnë jetën time!

23/01/2026
Nisur nga BBVK: Sa shpesh duhet t’i lajmë flokët? 
Këshilla

Nisur nga BBVK: Sa shpesh duhet t’i lajmë flokët? 

21/01/2026
Next Post
VIDEO/ Trenat e rinj Tiranë-Durrës-Rinas, ja sa kushton ky projekt

VIDEO/ Trenat e rinj Tiranë-Durrës-Rinas, ja sa kushton ky projekt








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera