Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Pas gjithë zhurmës… Dafina dhe Labi i japin fund konfliktit 10/12/2025
Habit ish-banorja e BBV: “Cristiano Ronaldo më kërkoi numrin, ndërsa Benzema…” 10/12/2025
Fjolla Morina futet papritur në BBVK, reagon vajza e saj 10/12/2025
Orinda Huta rrëfen fitimet nga podcast-i dhe po, janë më shumë se në televizion!  10/12/2025
Banori i BBVK thotë se e nxori fitues, reagon Stresi  10/12/2025
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Modë

Suela Çangu: Ja çfarë duhet të keni parasysh kur bëni make up-in

18/10/2015
in Modë
Reading Time: 3 mins read
A A

Closeup portrait of a woman applying dry cosmetic tonal foundation on the face using makeup brush.


Lexoni cilat gjëra duhet t’i shmangni e cilat shprehì duhet t’i ndryshoni, që të shfrytëzoni maksimumin e të gjitha produkteve kozmetike. Rezultati: fytyrë e shkëlqyer, e bukur dhe e kujdesur! Make up artist-ja e njohur Suela Çangu, ju ofron disa këshilla falas. 





Shtresë e trashë pudre

Bartja e shtresës së trashë të pudrës së lëngshme do të bëjë që të dukeni më të moshuara. Prandaj, ndërrojeni pudrën e zakonshme ‘të rëndë’ me pudër të ‘lehtë’ dhe me shkëlqim ose me krem të tonerizuar për fytyrë me UV-faktor. Tepricën e pudrës largojeni me sfungjer për makijazh apo me facoletë të pastër. Kushtojuni kujdes të veçantë hapësirave me rrudha. Pikërisht aty mblidhet më së shumti pudra.


Nuancë shumë e çelët e pudrës së lëngshme

Nëse pudra është më e çelët se ngjyra natyrale e lëkurës, do t’jua theksojë linjat dhe rrudhat e fytyrës. Me plakjen duhet të zgjidhni edhe ngjyrë më të errët të pudrës. Një ose dy nuanca pudër më të errët se ngjyra e lëkurës, e pasuruar me shkëlqim, është zgjedhja juaj ideale për bazën për makijazh.

Shumë pudër pluhur

Shfrytëzojeni pudrën pluhur vetëm për të reduktuar shkëlqimin e hundës dhe mjekrës. Me shfrytëzimin e pudrës pluhur në pjesët e tjera të fytyrës, bëni që lëkura të duket e thatë dhe e lodhur.

Shfrytëzim joadekuat i rumenilës

Vënia e rumenilës vetëm në mollëza e orienton shikimin pikërisht në lëkurën e tharë. Prandaj, vendosni ngjyrë në gjithë kockën e faqeve, jo shumë afër hundës. Tërhiqni disa herë me furçë nga mesi i faqeve duke shkuar nga lart, duke pasur kujdes edhe gjatë zgjedhjes së ngjyrës. Ngjyra neutrale rozë e rumenilës i përshtatet secilit ton.

make up 2

Buzëkuq i mbyllur dhe i dallueshëm

Mos i theksoni buzët e holla dhe të lodhura me buzëkuq të mbyllur, shumë të çelur apo me shkëlqim metalik. Në vend të tij, zgjidhni buzëkuq në ngjyrë neutrale rozë ose shkëlqim të tejdukshëm në shtresë të vogël, që mund të bëjë që buzët tuaja të duken të plota dhe me shkëlqim.

Laps për sy në kapakun e poshtëm

Lapsi për sy apo tushi, i shfrytëzuar në kapakun e poshtëm mund të tërheqë vëmendje në rrudhat rreth syve. Gjithashtu, vizatimi i kapakut të poshtëm vizualisht i zvogëlon sytë, prandaj vendosni laps vetëm në anën e jashtme të kapakut të sipërm.

Maskarë në kapakun e poshtëm

Edhe maskara në kapakun e poshtëm jep të njëjtin efekt si edhe lapsi apo tushi për sy. Rrathët e errët nën sy janë punë që duhet t’i fshihni me makijazh e jo t’i theksoni, prandaj, shfrytëzoni maskarë në një ose dy shtresa vetëm në qerpikët e kapakut të sipërm.

Pra, çelësi i dukjes së mirë fshihet në shfrytëzimin me masë të kozmetikës kualitative dekorative. Vënia e saj në pjesët adekuate të fytyrës, do fshehë mangësitë e do theksojë atributet.

Tags: KeshillaMake upSuela Cangu
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Ja kush u vesh më mirë dhe më keq në “Emmy Awards 2025”
Modë

Ja kush u vesh më mirë dhe më keq në “Emmy Awards 2025”

15/09/2025
14 sekrete elegance që çdo vajzë mund të mësojë nga Giorgio Armani
Modë

14 sekrete elegance që çdo vajzë mund të mësojë nga Giorgio Armani

04/09/2025
Për të gjithë ato që s’duan ta pranojnë se vera iku: Ja çantat më IN të fundsezonit! 
Modë

Për të gjithë ato që s’duan ta pranojnë se vera iku: Ja çantat më IN të fundsezonit! 

22/08/2025
Supernova: Modë, forcë, identitet!
Breaking News

Supernova: Modë, forcë, identitet!

19/08/2025
8 kombinime ngjyrash që po dominojnë pasarelat e vitit 2025! 
Modë

8 kombinime ngjyrash që po dominojnë pasarelat e vitit 2025! 

11/07/2025
Edhe depresioni ka një stil flokësh dhe do të jetë trendi i vitit 2025!
Modë

Edhe depresioni ka një stil flokësh dhe do të jetë trendi i vitit 2025!

08/06/2025
Next Post

ARMINA MEVLANI, me look-un e Los Angelos








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera