E gjithë bota është tronditur pas sulmit në Mançester të ndodhur mbrëmë pas koncertit të këngëtares së famshme Ariana Grande. Artistja që numëron miliona fansa, kryesisht adoleshentë, mbajti një koncert madhështor pas të cilit pati një shpërthim kamikaz. Nga sulmi mbetën 22 të vdekur dhe 59 të plagosur. Sakaq raportohen që disa adoleshentë janë zhdukur dhe ende nuk dihet gjendja e tyre. E pranishme në koncert ishte edhe nëna e këngëtares, Joan. Mediat e huaja po raportojnë se ajo është treguar një heroinë e vërtetë. Pa humbur qetësinë, zonja në fjalë ka mbledhur dhjetra adoleshentë për t’i çuar në një vend të sigurtë. Ditën e sotme ata kanë shpërthyer në falenderime, duke e quajtur heroinë./ revistawho.com