Ikbal njofton punonjësit e shtëpisë për sëmundjen e Jusufit dhe i kërkon që Zija të mos e marrë vesh. Seher shqetësohet kur sheh sërish të nxira në krahët e Jusufit. Vogëlushi ka dëshirë të shkojë në parkun e lojërave, por e ka të ndaluar nga doktori kështu që Jaman e Seher ja sjellin parkun në shtëpi. Jusuf gëzohet pa masë kur sheh lodrat e tij të preferuara në shtëpi. Ai argëtohet së bashku me familjarët dhe kalon një ditë të lumtur. Seher dhe Jaman luajnë bashkë me të. Ikbal dhe Zuhal kërcënohen nga Selim.