Tashmë është bërë e modës që festa e ditëlindjes të fillojë disa ditë më para në mënyrë që të festohet disa ditë rresht. Morena Taraku ka lindur më 1 prill, por është surprizuar mbrëmjen e sotme nga miqtë e saj vetëm dy ditë para ditëlindjes. Nga fotot e postuara nga Morena në Snapchat shihet torta me xixa ku shkruhen inicialet e Morenës dhe disa qirinj që formojnë moshën e saj, 24 vjeç. Një ndër dhuratat që ka marrë këngëtarja është edhe një makinë lodër me emrin e saj, me të cilën Morena filloi të argëtohej menjëherë siç shihet në videot e postuara nga ajo. Ne i urojmë Morenës të bëhet edhe 100!/revistawho.com