“Alpha Show” tashmë po kthehet në traditë. Noizy e nisi në 2022 në sheshin “Nënë Tereza” dhe duket se dy vjet më vonë, në të tretin koncert do ta shohim dhe në Prishtinë.
Lajmin e ka ndarë me fansat vetë Noizy në rrjetet sociale, ku po ashtu zbuloi se këtë vit “Alpha Show” do të jetë dhe në Prishtinë.
Ai ende nuk ka ndarë detaje mbi datat e koncertit dhe vendet, por në një intervistë dhënë së fundmi tha se planifikon ta zhvillojë mes muajve qershor-korrik.
Ç’mund të themi?! Mezi po presim.









