Princ Harry dhe Meghan Markle kanë vendosur të surprizojnë një grua të moshuar, të quajtur Daphne Dunne, në ditëlindjen e saj të 99-të. Dunne është një nga fansat më të mëdhenj të Markle, dhe e ka takuar çiftin mbretëror 3 herë, kur ka qenë për vizitë në Australi.
Së fundmi Daphne është shtruar në spital për shkak të gjendjes së rënduar të shëndetit dhe Harry së bashku me Meghan, kanë vendosur t’i shkruajnë një letër duke e uruar për ditëlindjen.
Ky gjest është konsideruar si ndër më të bukurit që dyshja mbretërore ka bërë deri më tani për të surprizuar adhuruesit e pallatit ‘Kensington’./revistawho.com