Në puntatën e sotme të “Përputhen”, u transmetua takimi mes Ledjanës dhe Erit, i cili ishte dhe takimi i dytë mes tyre. Pasi u diskutua gjatë për takimin, Mevlani bëri të papriturën dhe mori të gjithë vëmendjen duke e ftuar Ledjanën në një kërcim.
Ledjana, të cilës ai i ka bërë edhe një këngë, pranoi menjëherë.
Sigurisht që kjo nuk u prit mirë as nga Eri i cili ishte në takim me Ledjanën e as nga Antonela, e cila ka shprehur pëlqimin e saj për Mevlanin.
“Falsitet”- e quajti Antonela kërcimin ndërsa Eri tha se e ka humbur respektin për Ledjanën.







