Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Pas gjithë zhurmës… Dafina dhe Labi i japin fund konfliktit 10/12/2025
Habit ish-banorja e BBV: “Cristiano Ronaldo më kërkoi numrin, ndërsa Benzema…” 10/12/2025
Fjolla Morina futet papritur në BBVK, reagon vajza e saj 10/12/2025
Orinda Huta rrëfen fitimet nga podcast-i dhe po, janë më shumë se në televizion!  10/12/2025
Banori i BBVK thotë se e nxori fitues, reagon Stresi  10/12/2025
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Lajme

Tatuazhet e VIP-ave shqiptar

16/01/2016
in Lajme
Reading Time: 3 mins read
A A
Tatuazhet e VIP-ave shqiptar

Siç mund ta merrni me mend, shumë nga personazhet e showbiz-it janë të pasionuar pas tatuazheve. Madje, disa prej tyre numërojnë disa në trup. Që nga Getoar Selimi, Dafina Zeqiri e deri tek Eugent Bushpepa, janë vetëm disa nga artistët që kanë pikturuar simbole, figura, apo fjali në trup… Le të njihemi me ta.





eugent 2

Rrokeri i njohur dhe shumë i dashur për audiencën shqiptare, Eugent Bushpepa është një ndër të shumtët artistë të këtij zhanri muzikor që është i apasionuar pas tatuazheve. Një prej tyre Genti e ka në krah, madje shumë të dukshëm.


jonida

Dashurinë për tatuazhet e ka shfaqur hapur edhe këngëtarja Jonida Maliqi, e cila deri tani numëron 5 tatuazhe në trup. Megjithatë këngëtarja planifikon edhe disa të tjerë. Mes tatuazheve më të veçanta për të është emri i djalit të saj në shtyllën kurrizore dhe një tatuazh në gishtin e unazës së martesës, të cilin e ka bërë të njëjtë me bashkëshortin e saj.

dafina

Nuk ka dyshim që Dafina Zeqiri i pëlqen shumë tatuazhet. Vetë këngëtarja është shprehur se nëse do të mundej do ishte e gatshme të pikturonte të gjithë trupin. Gjithsesi, Dafina është limituar vetëm me disa, të paktën deri tani, pasi siç ka thënë ajo, të tjerë tatuazhe do të vijnë në të ardhmen.

lorik

Me siguri vajzave nuk u kanë shpëtuar tatuazhet e Lorik Canës. Kapiteni i Kombëtares Shqiptare është jo vetëm adhurues i tatuazheve, por edhe i simboleve kombëtare. E për këtë arsye, Loriku ka pikturuar disa simbole patriotike në krahun e tij.

dj blunt

Edhe Dj Blunt, reperi simpatik i njohur për natyrën e tij ekstravagante nuk ka mundur të qëndrojë jashtë kësaj liste. Dj Blunt ka realizuar disa tatuazhe në të dy krahët e tij.

geti

Dy krahët e reperit Getoar Selimi duken si telajo plot piktura. Nisur që nga një portret femre, shenja identifikuese e Rolling Stones, një shkronjë “G”, janë vetëm disa nga tatuazhet e reperit, i cili siç ka treguar, nuk ka ndërmend ta lërë me kaq.

tuna

Tuna është nga ato këngëtare që nuk kalon pa vëmendje. Edhe tatuazhet e saj janë shumë të veçantë. Këngëtarja ka pikturuar një dorë të çuditshme në krah, mes të cilët shihen disa simbole provokative, si syri i shoqërisë sekrete Iluminati.

armina

Kush e kishte menduar se Armina Mevlani është adhuruese e tatuazheve? Në fakt, modelja nuk i ka rezistuar tundimit, ndonëse tatuazhin e ka realizuar në një vend jo shumë të dukshëm. Ajo ka shkruar në ije “Vita dolce vita”.

Tags: Armina Mevlanidafina zeqiriDj BluntEugent Bushpepagetoar selimiJonida Maliqilorik canatuna
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

“Plaku dhe deti”: Alegoria e guximit dhe qëndresës njerëzore
Lajme

“Plaku dhe deti”: Alegoria e guximit dhe qëndresës njerëzore

11/11/2025
“Dashuria që mund të kishte qenë”, Historia magjike e një jete tjetër
Lajme

“Dashuria që mund të kishte qenë”, Historia magjike e një jete tjetër

11/11/2025
“I dashur, ti je trap”:  Dashuria që nuk të shpëton, por të zhvesh nga çdo iluzion
Lajme

“I dashur, ti je trap”:  Dashuria që nuk të shpëton, por të zhvesh nga çdo iluzion

11/11/2025
“Bionde”: Zhytje në shpirtin e një gruaje që bota e adhuronte, por askush nuk e njihte vërtet
Lajme

“Bionde”: Zhytje në shpirtin e një gruaje që bota e adhuronte, por askush nuk e njihte vërtet

11/11/2025
“Skenar brilant”: Romani që i jep fund përrallave dhe nis aty ku mbaron “jetuan të lumtur përgjithmonë”
Lajme

“Skenar brilant”: Romani që i jep fund përrallave dhe nis aty ku mbaron “jetuan të lumtur përgjithmonë”

11/11/2025
Çfarë është 17 tetori: Dita e faljes së ish-it (ose ish-es)
Lajme

Çfarë është 17 tetori: Dita e faljes së ish-it (ose ish-es)

17/10/2025
Next Post
Tedi Ngjela harron Florianën, prezanton të dashurën e re

Tedi Ngjela harron Florianën, prezanton të dashurën e re








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera