E ftuar në ‘Shiko Kush Luan’, reperja kosovare, Tayna ka treguar hapur se cfarë mendimi ka për disa nga emrat më të njohur të estradës shqiptare.
Tayna e ka identifikuar Elvana Gjatën si divën e Shqipërisë, Flori Mumajesin si zërin e shpirtit, Ledrin si një prej reperave të preferuar, Getinjon si një djalë shumë të mençur dhe të talentuar.
Në lojën ‘Ndaje ose haje’, Tayna i ka kthyer përgjigje edhe reperes Rina Balaj, e cila e ftuar më parë në program pohoi se çdo përplasje të mëparshme e ka lënë në të shkuarën. Tayna pohoi se Rina është një vajzë shumë e mirë dhe e talentuar dhe i bashkohet paqes me të./revistawho.com








