Tayna dhe Dafina nuk janë më shoqe si më parë. Dy vajzat që dikur kthyen në hit këngën “Bye bye”, sot nuk flasin më. Nuk dihet saktësisht çfarë ka ndodhur mes tyre, por tashmë janë bërë 2 vite që mediat flasin për një sherr mes tyre. Pavarësisht prishjes së miqësisë, kënga e tyre bashkëpunim vazhdon të luhet në koncerte dhe në të fundit Tayna, e ka zhdukur Dafinën nga teksti.
Në tekst është një pjesë ku Tayna thotë: “Bashk na kur vina, kërkush mo veç Tayna e Dafina”. Mirëpo në koncertin e fundit, reperja ia ka ndryshuar tekstin duke hequr emrin e Dafinës.“Kërkush mo, veç Tayna e Doruntina”, dëgjohet reperja, emri i vërtetë i të cilës është Doruntina.
@multiistufffDafina 😶🌫️