Fifi është finalistja e parë e “DWTS”. Së fundmi, ajo ka qenë e ftuar në “Wake Up”,ku ka folur me detaje për përvojën në “DWTS” dhe për jetën personale. Dasmë në horizont? Fifi i paska idetë e qarta.
“Avash, avash (për dasmën). Unë dua një dasmë tradicionale, nuk dua të bëj një ceremoni me 50 veta. Unë po u martova do e marrë vesh nga Shkupi në Shkodër themi andej nga ne. Dasma ime do dëgjohet Shkup e Shkodër. Nuk e kam folur akoma me Adisin sepse nuk kemi qenë në atë fazë që kam dashur për të folur për dasmë. Kemi plane shumë më të bukura përpara, dasma është një gjë qejfi, ne çunin e kemi bërë”, ka thënë ajo.








