“And Just Like That…” do jetë një sezon të dytë! HBO Max ka rinovuar zyrtarisht kontratën një sezon të dytë të serialit. Sarah Aubrey, e cila drejton përmbajtjen origjinale për shërbimin e transmetimit, tha në një deklaratë për “Entertainment Weekly” se:
“Ne jemi të kënaqur nga biseda kulturore e krijuar nga këta personazhe dhe historitë e tyre, të vendosura në një botë që tashmë e njohim dhe e duam kaq shumë. Ne jemi krenarë për punën që Michael Patrick King dhe shkrimtarët, producentët, aktorët dhe ekipi ynë i mrekullueshëm kanë bërë për të sjellë këto histori në ekran. Mezi presim që fansat të shohin se çfarë na pret në sezonin e dytë!”
Ndërkohë që skenaristi dhe regjisori i serialit Michael Patrick King, i cili s’e ka fshehur kurrë dëshirën për të pasur një sezon të dytë është shprehur:
“Jam i lumtur që do të tregoj më shumë histori, me këto personazhe të gjallë dhe kurajoze, të interpretuara nga këto aktore të jashtëzakonshme. Fakti është që jemi të gjithë të kënaqur. Dhe kështu jeta jonë seksuale është kthyer sërish.”/revistawho.com







