Stili i veshjeve gjatë shtatzënisë po ndryshon shumë me kalimin e kohës dhe ky vit na tregoi se rrobat tradicionale të gjera nuk po preferohen shumë. Ato janë zëvendësuar me një trend të guximshëm që ekspozon barkun plotësisht.
Edhe aktorja kanadeze, Shay Mitchell është shfaqur e veshur me një stil rruge që ngjasonte me atë të këngëtares Rihanna, ndërsa që të dyja kanë njoftuar shtatzënitë e tyre së fundmi.
Shay Mitchell njoftoi se ishte në pritje të fëmijës së dytë me partnerin e saj, Matte Babel dhe veshjet e saj gjatë shtatzënisë së parë ishin gjithmonë plot stil, kështu që ritmi pritej të jetë i njëjtë edhe kësaj radhe.
Xhinset e ulëta që vënë në pah barkun janë trendi më i fundit që po fiton një rritje të konsiderueshme, dhe kësaj radhe “falënderimi” i takon Rihannas, e cila kishte vendosur që pikërisht me këtë stil të njoftonte pritjen e saj të ëmbël dhe të vazhdonte të shfaqej në publik gjysmë e mbuluar./revistawho.com