“Të gjitha rrugët të çojnë në Tiranë” rikthehet për të tretin vit radhasi. Pas një mungese të shkurtër, tani që i jemi kthyer normalitetit, ju presim të gjithëve nesër të kërceni e këndoni, njëzëri me këngëtarët tuaj të preferuar.
Këtë vit do performojnë për ju:
Ali Pashë Tepelena

Aurel Thëllimi

Enkelejda dhe Hysni Alushi

Ermira Babaliu

Gëzim Nika

Juliana Pasha

Marjola dhe Jurgen Kaçani

Paro

Valbona Halili

Ylli Baka

Nesër më datë 27 korrik, Amfiteatri i Tiranës do vlojë nga muzika shqiptare, ajo më e dashura, që ju ngre të gjithëve të kërceni. Orekstra drejtohet nga Altin Llakaj, që premton një natë të paharruar.
Me mbështetjen e Bashkia Tiranë, ‘Big Market’ dhe ‘Dajti Ekspres’, ky koncert premton argëtim pa masë, ndaj mos e humbisni.
Biletat i gjeni në ‘myticket.al’ dhe tek Amfiteatri. Në fund të koncertit do ketë edhe një llotari me dhurata për ata që blejnë bileta dhe janë të pranishëm./revistawho.com








