Nëse të gjithë djemtë do ishin si Shawn Mendes ju sigurojmë që bota do ishte vend më i bukur. Këngëtari i hitit “Senorita” tregoi i ftuar në “Man Enough podcast”, se një herë pati një zënkë me të dashurën e tij, Camila Cabellon dhe i ngriti zërin asaj. Aty Shawn kuptoi një frikë që nuk e dinte, nuk e bën dot rolin e të keqit.
“I ngrita zërin dhe ajo më tha: ‘Pse e ngre zërin?’. Unë mbrojta veten dhe i thashë se nuk po ngreja zërin, por në fakt e ngrita. Në atë moment e kuptova që ajo po tkurrej dhe kuptova që kjo është gjëja më e keqe. Kam frikë të jem i keq”-tha Shawn.