Rita Ora ka marrë vëmendjen e të gjithëve me paraqitjen e saj të fundit. Këngëtarja me origjinë shqiptare ishte e ftuar në eventin e ‘Cartier’ në Madrid, ku u shfaq e veshur kaq elegante dhe plot sharm. Me këtë fustan e këtë look Rita nuk kishte si të mos i kthentë të gjithë sytë nga vetja.
Ajo kishte veshur një fustan të zi të gjatë, të ngushtë, me një të çarë në anë, me një krah dhe me golf. Fustanin e kishte kombinuar me taka të zeza. Flokët i kishte kapur topuz ndërsa kishte zgjedhur një makeup jeshil tek sytë. Pa harruar dhe aksesorët si vëthët diamanti dhe byrzylyk.