“AYA… T’ka mami Dritë e Jetë. Urime 4 Vjetorin e Ditëlindjes! Lum unë që t’kam”! Kështu e uron bukuroshen e saj sot, këngëtarja e famshme Teuta Kurti. E dedikuar tek familja, Teuta është shkëputur nga prodhimi i këngëve të reja apo videoklipeve por vazhdon të performojë si këngëtare operistike. Ata sot kanë ditëlindjen e vajzës së parë, Aya-s, por Teuta është gjithashtu nënë e lumtur edhe e dy djemve bukuroshë, që janë binjakë. Urime!/ revistawho.com