Tea dhe Berati janë në një marrëdhënie dashurie jashtë ‘Perputhen’. Këtë herë thashethemet që kanë qarkulluar për ditë të tëra u vërtetuan me disa foto të çifti teksa shkëmbejnë puthje. Thashethemet për të dy, kanë ditë që kanë nisur, por asnjë prej tyre nuk e ka pranuar të vërtetën, madje Tea e përgënjeshtroi. Burimi i fotove, vështirë të gjendet, pasi janë shpërndarë në shumë faqe online. Dy të rinjtë kanë publikuar video edhe nga i njëjti vend pushimesh.

Tea u largua të dielën që shkoi nga ‘Përputhen’ si çift me Andin, por mesa duket marrëdhënia mes tyre paska qenë gënjeshtër./revistawho.com







