Po aq zhurmë sa bëri lidhja e tyre në rrjet, po kaq zhurmë është bërë ditët e fundit për ndarjen e çiftit Tea – Beart. Dyshimet nisën nga postimet e tyre ku nënkuptonin se nuk ishin të lumtur e më pas hoqën dhe njëri-tjetrin nga lista e ndjekësve. Tea do të festonte ditëlindjen në Stamboll këto ditë, së bashku me motrën e saj, Beartin dhe motrën e tij.
Mirëpo Tea jo vetëm tha që nuk e ka festuar, por burime për “Prive” kanë treguar se në fluturimin e kthimit, ajo dhe Bearti janë parë të dalin ndaras nga njëri-tjetri. “Në fluturimin e djeshëm të kthimit ata nuk e kanë folur asnjë fjalë, ndonëse biletat i kishin në ulëset ngjitur. Nga aeroplani, Tea dhe Bearti kanë dalë ndaras, Tea me motrën e saj dhe Bearti poashtu me motrën e tij” – ka deklaruar burimi.
Ndarjen e ka konfirmuar edhe Bearti, i cili për “Express Rozë” ka thënë: “Po, është e vërtetë”.







