Fotot ku Tea dhe Bearti shfaqeshin bashkë bënë lëmsh një rrjet të tërë pasditen e sotme. Tea doli çift nga “Përputhen” me Andin, por fotot me Beartin ndryshuan gjithçka. Pas publikimit të fotove, Bearti ka thënë dy fjalë përmes një videoje ku konfirmon lidhjen e tyre të dashurisë dhe thekson se Tea është viktimë e kësaj historie.
Bearti shprehet se kjo është një dashuri e vërtetë dhe betohet se Tea nuk ka asnjë faj.
“Ajo çfarë keni marrë vesh për mua dhe Tean është e vërtetë. Tea është me mua, jemi bashkë, po ju betohem me dorën në zemër se Tea është e pafajshme. Tea është viktima e kësaj situate dhe jo vetëm ajo, por me kohën do ta mësoni të vërtetën e kësaj historie. Ka rëndësi që mbi gjithçka është një dashuri e vërtetë”-shprehet Bearti.