Tea vazhdon me pyetje-përgjigje jashtë ‘Përputhen’ dhe këto seanca i ka goxha të shpeshta. Fundja pse mos e shfrytëzojë audiencën e saj?
E sigurisht lloj e soj pyetjesh i drejtohen, ndër to dhe një për personin që do donte të kishte në krah. Dikush e pyet nëse do pranonte që të kishte lidhje me dikë jo të famshëm dhe Tea pranon se do ishte më mirë ashtu, pasi ata persona janë me këmbë në tokë dhe aspak të komplikuar.

Epo të drejtë, tani që peshën e famës po e provon vet, e kupton fare mirë sa të komplikuar janë këta njerëz./revistawho.com








