Mbrëmja e djeshme në “Vizion Plus” përpos performancave brilante të 12 talenteve të vegjël, pati edhe momente e saj prekëse. Pas interpretimit të një prej superhiteve botërore “Mercy” dhe vlerësimit maksimal që mori nga të katër anëtarët e jurisë, vogëlushja Nikol u përballë me një tjetër moment emocionues. Pyetjes se Adi Hiles, se kujt ia dedikonte këngën, ajo iu përgjigj se ia dedikonte së motrës. “Kënga thotë ki mëshirë dhe ngaqë motra mua më ka ikur në Amerikë edhe…” – do të shprehej ajo. Kaq do të mjaftonte dhe vogëlushja do të mbushte sytë me lot.
Gara sa vjen e bëhet më edhe më e fortë në “Gjeniu i Vogël”, është vetëm java e 5-të dhe talentet e vegjël sillen në skenë si artistë të vërtetë jo vetëm në prezencë skenike, por edhe në nivel interpretim./revistawho.com








