Nata romantike e Jamanit dhe Seherit shkatërrohet papritur nga një telefonatë. Zija gjen Xhananin pa ndjenja dhe njofton Jamanin. Xhanan merr ndihmën e shpejtë dhe vjen në vete. Dujgu merr në shtëpi vajzën e vogël që u shpëtua gjatë operacionit, por nëna e saj nuk e lejon. Jaman merr një telefonatë që do ndryshojë gjithçka. Ai mëson se nëna e tyre është vërtetë e sëmurë dhe doktori i thotë se ajo duhet të qëndrojë pranë njerëzve të dashur në këto momente të vështira.








