• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

“Telekom Albania” organizon darkën më të famshme në kryeqytet dhe na prezanton me risitë

Kompania e njohur e telekomunikacionit, ‘Telekom Albania’ bëri bashkë mbrëmjen e djeshme emra të njohur të medias, në një event të organizuar në zonën e ish-bllokut, në tarracën e ‘Telekom Lounge’.
Organizatorët e këtij eventi ishin kujdesur që çdo detaj të linte një mbresë të veçantë në memorien e të ftuarve, të cilët gjendeshin aty për t’u prezantuar me modelin me të ri të ‘iPhone 11 Pro’.
Nën drejtimin e Ori Nebijaj së bashku me emrat të tjerë të njohur të dhënë pas imazhit, ‘Telekom Albania’ prezantoi teknologjinë më inovative, e cila ka mbërritur së fundmi edhe në kryeqytetin tonë. Së bashku me drejtuesit e kompanisë shpjeguan detaje të padëgjuara më parë rreth ‘iPhone 11’ dhe risive që ai sjell për të gjithë të apasionuarit e teknologjisë.


Personazhet e njohur shqiptarë, gazetarë apo moderatorë u bënë pjesë e këtij eventi, nga i cili nuk ngurruan të ndanin momentet më pikante edhe në llogaritë e tyre në rrjetet sociale.
Olti Curri, Armina Mevlani, Eno Popi, Orinda Huta, Kiara Tito, Eva Murati, Ervin Kurti, Endrit Mërtiri, Fatma Haxhialiu, Aulona Musta, Eraldo Rexho, Olta Gixhari, Rozana Radi, Fiori Dardha, Venera Lumani, Lind Islami, Nevina Shtylla, Florian Agalliu, Fjodora Fjora, Kelvi Kadilli, janë disa nga emrat e personazheve të njohur të cilët nuk munguan në darkën e ideuar nga ‘Telekom Albania’.

 


Ajo çfarë tërhiqte gjithashtu vëmendjen e të gjithëve gjatë këtij eventi ishte kurimi i ambientit deri në detaje. Me një tryezë të mbushur me lule dhe ushqim të mirë, personazhet e njohur mundën të kalojnë disa orë ndryshe nga rutina e angazhimeve të përditshme.
‘Telekom Albania’ solli më pranë të gjithë të pranishmëve risitë më të fundit të teknologjisë, por ndikoi sakaq në misionin për të cilin shërben telekomunikacioni: shoqërizimin dhe komunikimin mes njerëzve./revistawho.com