U bënë disa ditë që Majk po mbetet epiqendra e lajmeve rozë. Ndërkohë që kënga e tij “Katile” ka pasur një ‘boom’ klikimesh, në jetën private gjërat nuk po shkojnë dhe aq mirë. Pas ndarjes nga Majlinda Zeka dhe lindjes së Roan-it, Majk u akuzua nga ish-e dashura që ai e kishte injoruar atë dhe djalin e tyre. Reperi është parë në shoqërinë e një femre e njëkohësisht aty kishte kaluar dhe Majlinda, të cilën ai kishte ulur kokën sapo e kishte parë. Mesa duket historia akoma nuk është mbyllur. Majk pavarësisht se disa herë ka pohuar që nuk ka parë njeri atë ditë, ai vendos të mbyllë cdo spekulim me statusin e tij të fundit: “E vërteta do sabër (durim)”.