Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Konfirmoi lidhjen me Adrola Dushin, Capital T: Nuk ka qenë sekret, por privatësi! 15/02/2026
“U shite, të blenë”, Ermal Mamaqi rrëfen incidentin e papritur me Rogertin: Dil satan… 15/02/2026
Paskemi dasmë! Kida martohet këtë vit? 15/02/2026
U eliminua nga BBV, ish-banori ultimatum produksionit: Nuk më njihni mirë, publikoni votat, keni afat deri… 15/02/2026
Ledioni komentoi dashurinë dhe të gjithë pyesin: Konfirmim apo mohim për ndarje nga Sara? 15/02/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

“Telling stories”, piktoret Anila Hetoja dhe Edlira Harapi flasin shqip në Gjermani

07/02/2018
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 2 mins read
A A
“Telling stories”, piktoret Anila Hetoja dhe Edlira Harapi flasin shqip në Gjermani

Artdashësit gjermanë të qytetit të Bocholt në Gjermani, në ditët e para të muajit shkurt njohën pak copëza Shqipërie falë pikturave të dy zonjave të talentuara Anila Hetoja dhe Edlira Harapi. Përmes një postimi në faqen e saj në ‘Facebook’, piktorja dhe interior design Anila Hetoja, me përvojë të gjatë pune dhe formimi në Kanada e më pas në Tiranë, kishte lajmëruar datën 4 shkurt, si data e çeljes së ekspozitës së saj të tretë në bashkëpunim me Edlira Harapin.





“Telling stories”, ekspozita e piktoreve shqiptare në qytetin Bocholt, do të mblidhte mjaft artdashës gjermanë të cilët vlerësuan punimet artistike të artisteve tona. Secila prej tyre solli pranë publikut tematika të ndryshme, ku më së shumti artistja Edlira Harapi ishte fokusuar tek ndjenja shpirtërore, ndërsa artistja Anila Hetoja u përfaqësua me punime të veshjeve tradicionale ku dominonin ngjyrat, teknika në punimin e tyre. Kjo ekpozitë u realizua nën vëmendjen e piktorit gjerman Marco Huning.

Anila thotë se ky eveniment nuk ishte rastësor. Të dyja artistet kishin kohë që mendonin të prezantonin veten tek artdashësit gjermanë.


“Me Edlirën kishim biseduar më herët mbi mundësinë e një hapje të ekspozitës në qytetin ku ajo banon, në Bocholt. Nuk ishte aspak e lehtë, por pasi aplikuam, një ndër piktorët më të njohur në vend, Marco Marco Büning, posedues i galerisë në Bocholt, na e bëri të mundur realizimin e këtij projekti”, shprehet Anila Hetoja. E emocionuar ende nga mikriptja e publikut gjerman, Anila tregon pak momente nga mbrëmja e së dielës ku u çel ekspozita me punimet e artisteve shqiptare.

“Gjithcka shkoi më së miri. Pikturat plot ngjyra, një gotë verë, muzika jazz në sfond dhe zëri i veçantë i Edlirës ishin në sinkron me njëra-tjetrën”, thotë Anila. Të dyja artistet folën shqip por secila spikati me individualitetin e tyre. Pikturat e Edlira Harapit të zhanrit konceptual, përcollën mesazhin e realitetit që na rrethon, ndërsa Anila Hetoja solli realitete të fokusuara tek format e qarta dhe tek loja me ngjyrat. Gjithsesi, punimet e Anila Hetosë kësaj here ishin drejtuar tek tradita shqiptare, ndërsa punimet e artistes Edlira Harapi ishin të fokususara tek femra e sjellë në një format konceptual.

Në total u ekspozuan 15 punime. Në këtë ekspozitë punimet ishin akrelike mbi kanavace.

Për Anila Hetonë, ky nuk është projekti i vetëm i menduar për këtë vit.

Ajo thotë se në planet e saj është ekspozita personale që do të çelë siparin në vjeshtë, ndërsa për piktoren Edlira Harapi në plan janë disa ekspozita në disa galeri të njohura gjermane./revistawho.com

Tags: Anila Hetojaedlira harapiekspozitegjermanipiktore shqiptare
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Konfirmoi lidhjen me Adrola Dushin, Capital T: Nuk ka qenë sekret, por privatësi!
Breaking News

Konfirmoi lidhjen me Adrola Dushin, Capital T: Nuk ka qenë sekret, por privatësi!

15/02/2026
“U shite, të blenë”, Ermal Mamaqi rrëfen incidentin e papritur me Rogertin: Dil satan…
Breaking News

“U shite, të blenë”, Ermal Mamaqi rrëfen incidentin e papritur me Rogertin: Dil satan…

15/02/2026
Në 10-vjetorin e karrierës, Kida ka një falënderim të veçantë!
Breaking News

Paskemi dasmë! Kida martohet këtë vit?

15/02/2026
U eliminua nga BBV, ish-banori ultimatum produksionit: Nuk më njihni mirë, publikoni votat, keni afat deri…
Breaking News

U eliminua nga BBV, ish-banori ultimatum produksionit: Nuk më njihni mirë, publikoni votat, keni afat deri…

15/02/2026
Ledion Liço thyen heshtjen pak para nisjes së BBV5: “Do të ndodhin për herë të parë…”
Breaking News

Ledioni komentoi dashurinë dhe të gjithë pyesin: Konfirmim apo mohim për ndarje nga Sara?

15/02/2026
Kur Beyoncé pret flokët, e gjithë bota sytë nga diva!
Breaking News

Kur Beyoncé pret flokët, e gjithë bota sytë nga diva!

14/02/2026
Next Post
Ish-banori i ‘Big Brother’ më romantik se kurrë, në 14 shkurt vjen me një projekt muzikor

Ish-banori i 'Big Brother' më romantik se kurrë, në 14 shkurt vjen me një projekt muzikor








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera