Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Elhaida Dani dhe Ledian Agalliaj fshijnë njëri-tjetrin nga Instagrami, rikthehen dyshimet për ndarje! 31/01/2026
“Happy girls in La La Land” miqësia e dy vajzave shqiptare në Instagramin e Heidi Klum! 31/01/2026
Ndarja nga jeta e aktores së “Home Alone”, reagimi prekës i Kevinit 31/01/2026
Selin bën rrëfimin e papritur: “Babi ka bërë një gabim… nuk e di nëse mami e ka falur” 31/01/2026
Mik i mirë në ditë të vështirë, Rozana krah Gjestit pas publikimit të këngës: Të kisha dhënë një përqafim… 30/01/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Horoskopi

Tension, sekrete, lajme të mira, mesazhet e horoskopit për sot!

29/07/2023
in Horoskopi
Reading Time: 4 mins read
A A
E shtuna nuk vjen siç e prisnit, ja cilat shenja do të surprizohen!

Dashi 





Falë mbështetjes që do iu japë Urani, marrëdhënia juaj në çift do jetë më e bukur se disa ditë më parë. Nuk do kërkoni më të dominoni mbi tjetrin dhe do tregoheni më të kuptueshëm. Beqarët nuk duhet të nxitohen për asgjë edhe sikur të gjejnë personin e duhur. Në planin financiar do kryeni transaksione të rëndësishme.

Demi 


Harmonia do mbizotërojë gjatë gjithë kësaj dite në jetën tuaj në çift. Do ndiheni më së miri në krahët e atij që dashuroni dhe nuk do keni asgjë për çfarë të qaheni. Beqarët nuk duhet në asnjë mënyrë t’i mendojnë personat që do takojnë si objekte sepse do zhgënjehen më vonë. Në planin financiar nuk duhet të kryeni transaksione të mëdha.

Binjakët

Do i kushtoni më shumë rëndësi sot lidhjes që keni krijuar dhe marrëdhënia me partnerin/en do jetë e mrekullueshme. Secili prej jush do i japë shumë dashuri dhe përkrahje tjetrit. Beqarët do i marrin gjërat me qetësi dhe nuk do e kërkojnë me ngulm një person në krah. Financat do jenë të mira.

Gaforrja

Marrëdhënia në çift për ju do jetë e tensionuar dhe problematike. Nuk do bini dakord me partnerin/en për disa vendime që duhet të merrni dhe asnjeri nuk do tolerojë. Beqarët ka shumë gjasa të fillojnë një lidhje, por për një arsye apo për një tjetër do e mbajnë atë të fshehtë. Ne planin financiar menaxhojini me kujdes të ardhurat.

Luani

Do keni shumë dyshime mbi partnerin/en tuaj sot dhe do debatoni gjatë gjithë kohës me të. Do bënit mirë të tregoheshit të kujdesshëm sepse një fjalë më tepër dhe çdo gjë do marrë fund. Beqarët do përfitojnë pafund nga liria që kanë dhe nuk do mendojnë aspak për dashurinë. Influenca e yjeve në planin financiar do jetë kontradiktore.

Virgjëresha

Mos e idealizoni më shumë sesa duhet atë që keni në krah sepse mund t’i hipë vetja në qejf dhe mund të shohë dikë tjetër. Edhe komplimentet duhen bërë me mençuri. Beqarët do bien më në fund në dashuri me personin që iu përshtatet. Në planin financiar nuk duhet të ndërmerrni shumë rreziqe edhe sikur situata të jetë e qëndrueshme.

Peshorja

Ditë përgjithësisht e qetë dhe pa emocione të veçanta kjo e sotmja për të dashuruarit. Merrini gjërat si t’iu vijnë pa menduar për të nesërmen. Beqarëve nuk do iu pëlqejnë aspak të flirtojnë me persona që nuk i njohin dhe do mbeten sërish vetëm. Në planin financiar duhet të merrni të gjitha masat që situata të mos bëhet problematike.

Akrepi

Do e përforconi lidhjen tuaj me partnerin/en sot dhe do mendoni për një të ardhme të largët me të. Tashmë do jeni të sigurtë se ai është personi i duhur për të kaluar jetën. Beqarët do tërheqin shumë persona pas vetes dhe do bëjnë zgjedhjen e duhur. Financat do jenë më të mira se kohët e fundit.

Shigjetari

Marsi do ua shtojë edhe më tepër dëshirat seksuale gjatë kësaj ditë dhe ju do ndiheni sikur jeni mbi re në krahët e partnerit/es. Ai do iu përgatisë surpriza të njëpasnjëshme në mënyrë që ju të ndiheni sa më mirë. Beqarët do kenë takime mjaft interesante, por do jenë të pavendosur. Financat do i menaxhoni me shumë kujdes dhe maturi.

Bricjapi

Nëse tregoheni shumë të drejtpërdrejtë sot me partnerin/en tuaj, mund edhe të mos e vlerësojë këtë apo mund t’i ngelet hatri. Kujdes me çdo gjë që do thoni. Beqarët do kenë takime pa fund dhe do e gjejnë personin që kanë ëndërruar. Plutoni do jetë i pafavorshëm për sektorin e financave.

Ujori

Për sa iu përket çështjeve të zemrës, dita e sotme do jetë e mrekullueshme. Do komunikoni gjatë gjithë kohës me partnerin/en tuaj të dashur dhe do zgjidhni çdo keqkuptim pa arritur në debate të zjarrta. Beqarët do lëvizin çdo gur për ta gjetur personin e duhur dhe do ia arrijnë qëllimit. Kujdes me shpenzimet.

Peshqit

Dita e sotme do jetë shumë e paqëndrueshme për ata që janë në një lidhje. Debatet me partnerin/en do jenë të zjarrta në orët e para të ditës dhe kjo do iu mërzitë jashtë mase. Beqarët do tregohen më të hapur për takime dhe do kenë një ditë plot të reja. Në planin financiar nuk priten vështirësi të mëdha.

ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Zyrtarisht në sezonin e Ujorit dhe këto janë shenjat më me fat!
Horoskopi

Zyrtarisht në sezonin e Ujorit dhe këto janë shenjat më me fat!

21/01/2026
Yjet dhe dashuria, ja çfarë sjell viti 2026!
Horoskopi

Yjet dhe dashuria, ja çfarë sjell viti 2026!

03/01/2026
Rikthehet Mërkuri në retrogradë dhe po, duhet të bëheni gati!
Horoskopi

Rikthehet Mërkuri në retrogradë dhe po, duhet të bëheni gati!

08/11/2025
Tri retrograda të fuqishme këtë muaj, Mërkuri rikthehet në nëntor!
Horoskopi

Tri retrograda të fuqishme këtë muaj, Mërkuri rikthehet në nëntor!

05/10/2025
Reflektim, vendime dhe bashkëpunime, mesjava qenka frymëzuese!
Horoskopi

Horoskopi javor paska surpriza dhe po, 2 shenja janë më me fat se të tjerat!

25/08/2025
Reflektim, vendime dhe bashkëpunime, mesjava qenka frymëzuese!
Horoskopi

Tregoni kujdes, java nuk nis mbarë për këto shenja horoskopi!

18/08/2025
Next Post
“Është më e bukura në botë”, Capital T foli si rrallëherë për partneren e tij!

“Është më e bukura në botë”, Capital T foli si rrallëherë për partneren e tij!








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera