Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Nga skandali në rikthim: Chiara Ferragni nis një kapitull të ri me brandin ndërkombëtar! 22/01/2026
Nisur nga BBVK: Sa shpesh duhet t’i lajmë flokët?  21/01/2026
“Menduan se do vdisja pa…”, Monika Kryemadhi rrëfen kthesën që i ndryshoi jetën 21/01/2026
Pas BBVK-së, Fjolla Morina bën ndryshimin drastik në pamje! 21/01/2026
Lorna zbuloi se janë në një lidhje, reagon reperi shqiptar 21/01/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Intervista

Tërmetet, harta e qyteteve ku rreziku i goditjeve është i lartë

26/08/2016
in Intervista
Reading Time: 3 mins read
A A
Tërmetet, harta e qyteteve ku rreziku i goditjeve është i lartë

Qytetet përgjatë vijës bregdetare bëjnë pjesë në “zonën e kuqe” sa i
takon rrezikut për t’u goditur nga tërmetet. Sizmologu Rrapo Ormeni thotë se Shkodra, Durrësi, Vlora dhe Saranda janë qytetet ku vala e lëkundjeve është më e lartë. Por, përveç tyre, ka edhe një brez tjetër që po ashtu rrezikohet. Bëhet fjalë për Lushnjën, Elbasanin, Dibrën dhe Shkupin. Predispozita për lëkundje sizmike në këto zona lidhet me faktin se janë goditur edhe më parë. Prof. dr. Ormeni, në intervistën dhënë për “Panorama”, komenton edhe pasojat e shkaktuara nga tërmeti që goditi Italinë Qendrore, shkaqet që çuan, si edhe masat që duhet të ndërmerren.





Italia Qendrore u godit nga një tërmet 6.2 ballë, i cili shkaktoi dëme të konsiderueshme. I rëndë është bilanci i viktimave, raportohet për 250 të vdekur deri më tani. Cili është komenti juaj?

Tërmeti i fuqishëm që goditi në datën 24 gusht Italinë Qendrore ishte me një magnitudë 6.2 rihter. Ky tërmet u shoqërua me një seri të madhe pasgoditjesh. Të mërkurën u regjistruan 190 të tilla dhe dje 50 pasgoditje. Shkalla e lartë e dëmtimeve dhe e humbjeve në njerëz lidhet me disa karakteristika të këtij tërmeti. E para është magnituda 6.2, e cila është e konsiderueshme, pasi bën pjesë në tërmetet e fuqishme që sjellin dëme. Së dyti, cektësia e këtij tërmeti, me thellësi 4 km, gjë e cila ka bërë që të rritet në mënyrë të ndjeshme shkalla e dëmtimeve në godina. Duke pasur vatër afër sipërfaqes së tokës, e gjithë energjia kalon në sipërfaqe. Së treti, është afërsia me zonat e banuara. Së katërti, fortësia e truallit ku janë ndërtuar godinat. Për të vijuar me masat që janë marrë parasysh gjatë ndërtimit të objekteve. Së gjashti, humbjet në njerëz lidhen edhe me kohën kur ka ndodhur ky tërmet, i referohem këtu orarit. Dhe së fundmi, tjetër faktor që dua të veçoj është edhe pjerrësia e terrenit, që e ka favorizuar.


Nga se shkaktohen lëkundjet sizmike?

Shkaku i lëkundjeve sizmike janë lëvizja e pllakave tektonike, kontinentale. Si pasojë e këtyre lëvizjeve, ato goditen me njëratjetrën. Për tërmetet në Shqipëri shkak është përplasja e mikropllakës së detit Adriatik dhe Jon me tokën shqiptare. Si pasojë e kësaj, që nga Shkodra, Durrësi, Vlora dhe deri në Sarandë ndodhin deformime të mëdha. Janë pikërisht këto zona, ato të cilat rrezikohen më tepër nga tërmetet. Por tërmetet nuk ndodhin vetëm përgjatë vijës bregdetare. Po ashtu kemi një brez tjetër, Vlorë-Lushnjë-ElbasanDibër-Shkup, në të cilën kanë ndodhur tërmete të mëdha. Kjo, për shkak se aty ku ka ndodhur një herë tërmet, ka predispozitë për të goditur sërish, sepse tektonika është më e dobët.

Cilat janë vendet më të rrezikuara?

Bota ka dy breza sizmikë më të rrezikuar. E para është unaza e zjarrtë e Paqësorit, në të cilin ndodhin 84% të tërmeteve të botës. Brezi tjetër është Mesdheu, këtu përfshihet edhe Ballkani. Në këtë zonë ndodhin 15% të tërmeteve në botë. Në këtë mënyrë, vetëm 1% ndodhin në vende të tjera, pasi 99% e tërmeteve kërcënojnë këta dy breza.

rrapo-ormeni

A është Shqipëria pjesë e hartës së vendeve ku risku është i lartë?

Po, përderisa është pjesë e Ballkanit. Këtu përfshihen edhe Turqia, Italia, Mali i zi, Greqia. Në këto vende tërmetet kanë arritur deri në 7 ballë. Për fat, në Shqipëri lëkundje me magnitudë kaq të lartë nuk ka pasur.

Kur është goditur Shqipëria për herë të fundit?

Në vendin tonë goditja më e fortë është regjistruar në vitin 1979, në kufirin me Malin e Zi. Tërmeti ka qenë me magnitudë 6.1. Ka pasur pasoja të konsiderueshme në Shkodër, duke rrafshuar lagje të banuara. Kurse më i fundit ka qenë tërmeti i 2009-s, me magnitudë mesatare 5.4, i cili solli dëme në Dibër deri edhe në Peshkopi.

A mund të parashikohen tërmetet?

Parashikimi ka disa aspekte. E para është vendi, e dyta madhësia e tërmetit dhe e treta koha. Deri më sot vetëm koha nuk parashikohet në asnjë vend të botës. Por parashikimi i dy të parave bën të mundur që të ndërmerren masa, në mënyrë që të minimizohen dëmet që mund të shkaktohen.

Çfarë masash duhet të ndërmerren?

Bazë është ndërtimi me standarde antisizmike./ Panorama

Tags: QYTETETShqipëriaTermet
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Neraida Biçaku, juriste në profesion, ndërtuese urash në shpirt!
Intervista

Neraida Biçaku, juriste në profesion, ndërtuese urash në shpirt!

30/12/2025
Elhaida Dani: Ky do të jetë festivali i festivaleve! Surpriza me Armend Rexhepagiq!
Intervista

Elhaida Dani: Ky do të jetë festivali i festivaleve! Surpriza me Armend Rexhepagiq!

10/09/2025
EKSKLUZIVE/ Kapitulli i ri i Keisit dhe Stresit!
Intervista

EKSKLUZIVE/ Kapitulli i ri i Keisit dhe Stresit!

08/05/2025
Kristina Baki, udhëtim drejt mrekullisë!
Intervista

Kristina Baki, udhëtim drejt mrekullisë!

13/04/2025
Erik Minati: Një parfum i mirë, e bën botën vend më të mirë!
Intervista

Erik Minati: Një parfum i mirë, e bën botën vend më të mirë!

28/03/2025
INTERVISTA EKSKLUZIVE / Heidi në dhomën e rrëfimit, për vitin që i ndryshoi jetën!
Intervista

INTERVISTA EKSKLUZIVE / Heidi në dhomën e rrëfimit, për vitin që i ndryshoi jetën!

14/03/2025
Next Post
MTV “përjashton” Taylor Swift

MTV “përjashton” Taylor Swift








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera