Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Kush e dinte? Princ Leka dhe Blerta zbulojnë arsyen e vërtetë që i bëri të dashurohen! 12/12/2025
Dedikimi i Borës për të birin është gjëja më e ëmbël që do lexoni sot 12/12/2025
Ende s’ka propozuar? Ja sa ditë i duhen një burri për të kuptuar nëse do të jeni gruaja e tij (apo jo)!  12/12/2025
Dashje pa dashje, Sara Gjordeni mund të ketë zbuluar moderatoren e BB Fan Club! 12/12/2025
“Pas 13 vjetësh më pyeti si jam”, Rudina Xhunga rrëfehet si rrallëherë për sfidat e së ëmës me demencën! 12/12/2025
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Lajme

‘Tetra Pak’ në partneritet për të përmirësuar zhvillimin e bulmetit në Shqipëri

19/03/2019
in Lajme
Reading Time: 3 mins read
A A
‘Tetra Pak’ në partneritet për të përmirësuar zhvillimin e bulmetit në Shqipëri

Partneriteti pritet të rrisë prodhimin e qumështit dhe të ardhurat e fermerëve me të paktën 20-30%





Personat në foto nga e majta në të djathtë: Morgan Tinnberg – Project Development Manager (Tetra Laval Food for Development), Katarina Eriksson – Project and Partnership Development Director (Tetra Laval Food for Development), Guillaume Latourrette – Managing Director South East Europe, Johan Ndisi – Swedish Ambassador, Saviola Shahollari – Chief Operating Officer (Lufra), Luis Ndreka – General Director (Lufra), Željko Samodol – Key Account Director and Sales Office Manager (Tetra Pak SEE), Igor Prodan – Account Manager (Tetra Pak SEE), Franc Ndreka – Plant Manager (Lufra).


Tiranë, Shqipëri (18/19 Mars 2019) – Tetra Pak dhe Tetra Laval Food for Development, të dyja pjesë të Grupit Tetra Laval si dhe kompanitë e bulmetit Agroal & Global Services (AGS) dhe Lufra kanë rënë dakord për një partneritet tre-vjeçar për të përmirësuar prodhimin e qumështit në Shqipëri përmes modelit Dairy Hub. Marrëveshja u nënshkrua mbrëmjen e djeshme në një event të veçantë pranë ambienteve të Ambasadës Suedeze në Tiranë.

Përmes modelit Dairy Hub, Tetra Laval Food for Development mbështet klientët e Tetra Pak duke i lidhur ata me fermerët e vegjël dhe duke u ofruar asistencë teknike, njohuri praktike dhe trajnim për zhvillimin e prodhimit dhe grumbullimit të qumështit. Qëllimi i Dairy Hub është rritja e vëllimit të prodhimit të qumështit duke integruar mbajtësit e vegjël në zinxhirët e furnizimit të bulmetit. Në Shqipëri, partneriteti synon të përfshijë më shumë se 3,000 fermerë, prodhimi dhe të ardhurat nga qumështi të të cilëve pritet të rriten me të paktën 20-30%.

Guillaume Latourette, Drejtor Menaxhues pranë Tetra Pak për Europën Juglindore tha: “Ne jemi shumë të kënaqur që AGS dhe Lufra do të punojnë me ne për krijimin e Qendrës së parë të bulmetit Dairy Hub në Europë, e cila synon të përmirësojë produktivitetin e bulmetit, të rrisë të ardhurat e fermerëve dhe të sigurojë një furnizim afatgjatë të qumështit cilësor të prodhuar në vend, pa rritur kostot e grumbullimit. Jemi të bindur se me përpjekje të përbashkëta mund të krijojmë përfitime për të gjitha palët: fermerët, përpunuesit e qumështit, ekonominë vendase si dhe konsumatorët”.

“Është gjithmonë kënaqësi e veçantë për mua si Ambasador i Suedisë, të shoh kompanitë suedeze që forcojnë prezencën e tyre në tregun shqiptar! Më vjen mirë që Tetra Pak dhe klientët e saj të bulmetit angazhohen në zhvillimin e prodhimit të qumështit nga fermat e vogla në Shqipëri, një sektor që ka shumë nevojë si për investime ashtu edhe për asistencë teknike. Ne kemi parë që modeli Dairy Hub me mbështetjen e Suedisë ka funksionuar mirë në shtete të tjera si Bangladeshi dhe Kenia. Është nder për Ambasadën Suedeze në Shqipëri që nënshkrimi i partneriteteve të para Dairy Hub të Tetra Pak në Europë realizohet në ambjentet e ambasadës sonë,” tha në fjalën e tij Ambasadori i Suedisë, Z. Johan Ndisi.

Personat në foto nga e majta në të djathtë: Adora Leka – Head of Quality Control (AGS), Morgan Tinnberg – Project Development Manager (Tetra Laval Food for Development), Katarina Eriksson – Project and Partnership Development Director (Tetra Laval Food for Development), Guillaume Latourrette – Managing Director South East Europe, Johan Ndisi – Swedish Ambassador, Alma Tafani – Owner and Director (AGS), Nikolin Jaka – Owner (AGS), Željko Samodol – Key Account Director and Sales Office Manager (Tetra Pak SEE), Igor Prodan – Account Manager (Tetra Pak SEE)

Rreth Tetra Pak

Tetra Pak është kompania kryesore në botë që ofron zgjidhje për përpunimin dhe paketimin e ushqimeve. Duke punuar ngushtë me klientët anembanë globit, ato ofrojnë një gamë të gjerë risish, produktesh, teknologjish dhe shërbimesh inovative, duke ndihmuar kështu në ushqim të sigurtë dhe të disponueshëm, kudo. Tetra Pak ka 24,800 punonjës dhe të ardhurat për vitin 2017 arrijnë në 11.5 miliardë Euro. Më shumë informacion mund të gjeni në www.tetrapak.com

 

Rreth Tetra Laval

Grupi Tetra Laval është fokusuar në teknologjitë për prodhimin, paketimin dhe shpërndarjen efikase të ushqimit. Përbëhet nga tre grupe të pavarura të industrisë, Tetra Pak, Sidel dhe DeLaval, të gjithë liderë botërorë të fushës së tyre përkatëse të veprimit. Grupi ka 35,000 punonjës, të ardhurat për vitin 2017 arrijnë në 13.9 miliardë Euro dhe operon në më shumë se 170 shtete. Më shumë informacion mund të gjeni në www.tetralaval.com. /revistawho.com

 

Tags: bulmetimarreveshjepermiresimtetra pakzhvillim
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

“Plaku dhe deti”: Alegoria e guximit dhe qëndresës njerëzore
Lajme

“Plaku dhe deti”: Alegoria e guximit dhe qëndresës njerëzore

11/11/2025
“Dashuria që mund të kishte qenë”, Historia magjike e një jete tjetër
Lajme

“Dashuria që mund të kishte qenë”, Historia magjike e një jete tjetër

11/11/2025
“I dashur, ti je trap”:  Dashuria që nuk të shpëton, por të zhvesh nga çdo iluzion
Lajme

“I dashur, ti je trap”:  Dashuria që nuk të shpëton, por të zhvesh nga çdo iluzion

11/11/2025
“Bionde”: Zhytje në shpirtin e një gruaje që bota e adhuronte, por askush nuk e njihte vërtet
Lajme

“Bionde”: Zhytje në shpirtin e një gruaje që bota e adhuronte, por askush nuk e njihte vërtet

11/11/2025
“Skenar brilant”: Romani që i jep fund përrallave dhe nis aty ku mbaron “jetuan të lumtur përgjithmonë”
Lajme

“Skenar brilant”: Romani që i jep fund përrallave dhe nis aty ku mbaron “jetuan të lumtur përgjithmonë”

11/11/2025
Çfarë është 17 tetori: Dita e faljes së ish-it (ose ish-es)
Lajme

Çfarë është 17 tetori: Dita e faljes së ish-it (ose ish-es)

17/10/2025
Next Post
Nga shtatzënia tek planet për dasmë, Zaimina tregon gjithçka nuk dinim për të

Publikoi një urim special për bashkëshortin, Zaimina zbulon pamjet nga vila luksoze








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera