‘Sunny Hill Festival’ mblodhi për tre netë me radhë emrat më të njohur të muzikës botërore, në Prishtinë. I gjithë festivali që organizohej nga babai i këngëtares shqiptare, Dua Lipa, ngjasonte me ata që zhvillohen në qytete europiane apo në Amerikë. Me standarde mjaft të larta dhe mbi të gjitha me një muzikë të mirë, mund të renditet si një ndër koncertet më madhështorë në Shqipëri e Kosovë.
Pikërisht për këtë gjë gazeta prestigjioze ‘The New York Times’ i ka kushtuar një shkrim special. Në shkrimin e gazetës së njohur jepet një pjesë nga prapaskenat e festivalit dhe si shihet Kosova në sytë e botës. Gjithashtu në të përmendet se në festival ndihej gjatë gjithë kohës identiteti shqiptar, duke filluar që nga veshja e Duas, kuq e zi, apo nga flamuri me shqiponjën dy krenare që ajo mbajti mbi supe.
Më tej thuhet se në koncert përveç shqiptarëve kishte dhe nga kombësi të tjera dhe të gjithë të pranishmit e shijuan në maksimum. Kjo do të thotë se festivali ‘Sunny Hill’ ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve dhe ka treguar se Kosova e ka lënë pas të shkuarën për t’u bërë njësoj si të gjithë vendet europiane. Dua Lipa nuk ka nguruar që artikullin ta ndajë me të gjithë ndjekësit në ‘Instagram’ dhe të falenderojë ‘The New York Times’. /revistawho.com