Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Beyoncé hyn në klubin e miliarderëve dhe thyen një tjetër rekord historik 30/12/2025
Babai i Malit në gjendje të rëndë shëndetësore pak para lidhjes live 29/12/2025
I biri refuzoi takimin në BBV, babai i Malit shpërthen: “Unë e kam bërë yll” 29/12/2025
Brigitte Bardot postoi një amanet të fundit në Instagramin e saj një ditë para se të ndahej nga jeta 29/12/2025
Gjesti reagon për herë të parë pas vdekjes së vëllait dhe zbulon kur do të rikthehet në muzikë 29/12/2025
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Lajme

“The Sun” shkrim kushtuar Eugent Bushpepës

30/01/2018
in Lajme
Reading Time: 2 mins read
A A
“The Sun” shkrim kushtuar  Eugent Bushpepës

Për këngëtarin Eugent Bushpepa duket se suksesi nuk ka fund. Këtë herë është gazeta prestigjoze “The Sun”, e cila ka shkruar disa rreshta për artistin e mirënjohur shqiptar. Është një shkrim i detajuar i cili fillon me pyetjen: “Në edicionin e këtij viti të festivalit europian, Shqipëria do të shpresojë të sigurojë fitoren me këngëtarin Eugent Bushpepa, por a do t’ia dalë?”. Më pas shkrimi vazhdon duke treguar për jetën profesionale dhe artistike të tij. “Eugent Bushpepa, i njohur me shkurtimin Gent, lindi në Rrëshen të Shqipërisë, në 2 korrik të vitit 1984”-shkruan tabloidi. “Ai nisi të këndonte në moshë të re dhe në mënyrë që të përmbushte ëndrrën e tij, në 2006-ën iu bashkua një programi ‘Talk show’, në Top Channel, si këngëtar. Që atëherë, Eugenti ka qenë pjesë e skenës muzikore, duke u bërë një prej këngëtarëve më popullorë në vend”, vijon më tej ‘The Sun’. Tablodi kujton se Bushpepa ka performuar me legjendën e ‘Guns n roses’, Ron Thal. Pavarësisht se është pjesë e industrisë që prej 2006-s, Eugenti nuk ka publikuar ende një album të plotë, por vetëm një numër këngësh. E përditshmja britanike shkruan se Bushpepa u shpall fitues i edicionit të 56 të këngës në Shqipëri, nga një juri profesionale duke mundur një sërë këngëtarësh të tjerë të suksesshëm. Ky shkrim me siguri do të jetë një ogur i mirë për këngëtarin, pasi lajmi është lexuar dhe pëlqyer nga mijëra njerëz anembanë botës./ revistawho.com






Tags: Eugent BushpepaShkrimThe Sun
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

“Plaku dhe deti”: Alegoria e guximit dhe qëndresës njerëzore
Lajme

“Plaku dhe deti”: Alegoria e guximit dhe qëndresës njerëzore

11/11/2025
“Dashuria që mund të kishte qenë”, Historia magjike e një jete tjetër
Lajme

“Dashuria që mund të kishte qenë”, Historia magjike e një jete tjetër

11/11/2025
“I dashur, ti je trap”:  Dashuria që nuk të shpëton, por të zhvesh nga çdo iluzion
Lajme

“I dashur, ti je trap”:  Dashuria që nuk të shpëton, por të zhvesh nga çdo iluzion

11/11/2025
“Bionde”: Zhytje në shpirtin e një gruaje që bota e adhuronte, por askush nuk e njihte vërtet
Lajme

“Bionde”: Zhytje në shpirtin e një gruaje që bota e adhuronte, por askush nuk e njihte vërtet

11/11/2025
“Skenar brilant”: Romani që i jep fund përrallave dhe nis aty ku mbaron “jetuan të lumtur përgjithmonë”
Lajme

“Skenar brilant”: Romani që i jep fund përrallave dhe nis aty ku mbaron “jetuan të lumtur përgjithmonë”

11/11/2025
Çfarë është 17 tetori: Dita e faljes së ish-it (ose ish-es)
Lajme

Çfarë është 17 tetori: Dita e faljes së ish-it (ose ish-es)

17/10/2025
Next Post
Incidenti i Bebe Rexhës: Mora çantën dhe godita makinën e tij

Incidenti i Bebe Rexhës: Mora çantën dhe godita makinën e tij








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera