The Weeknd i është kthyer normalitetit pasi habiti botën me imazhin e tij të shpërfytyruar. Nëse ka nga ata që e kanë marrë seriozisht transformimin e tij, ku dukej sikur kishte bërë botox në mënyrën më të shëmtuar, tani mund t’i hiqni dyshimet.

Këngëtari ka publikuar videon promovuese të performancës së tij në ‘Super Bowl LV’, shfaqja më e ndjekur e çdo viti dhe më në fund tregoi se është ashtu siç e mbajmë mend.
https://www.youtube.com/watch?v=LGwIc0qoZ7E&feature=emb_title
The Weeknd mori vëmendje maksimale të martën kur publikoi këngën e tij të re, ‘Save your tears’, ku u shfaq i transformuar më shumë se kurrë duke shkaktuar shumë zhurmë në rrjet./revistawho.com








