Ariana Grande është bërë shkak i ndarjes së aktorit Ethan Slater nga gruaja e tij Lilly Jay dhe rrjeti ka shpërthyer ashpër ndaj këngëtares 30 vjeçare. Gruaja e Ethan, që do të divorcohet së shpejti e ka sulmuar këngëtaren, duke thënë se familja e saj është copëtuar dhe fajin ia hedh drejtpërsëdrejti Arianës.
“Ajo nuk është vajzë që mbështet vajzat.”, tha Lilly, e cila ka një djalë me Ethan.
Ariana është akuzuar për prishje të martesës së tyre pasi ajo filloi një romancë të re me Ethan Slater, vetëm 11 muaj pasi lindi foshnja e tij.
Dyshja thuhet se ranë në dashuri me njëri-tjetrin kur po xhironin filmin Wicked në Londër, i cili ka qenë në prodhim që nga prilli.
Burimet thonë se Lilly ndihet “e tradhtuar” nga marrëdhënia pasi Ariana kaloi kohë me ta si çift dhe fëmijën e tyre, ç’ka e thellon më shumë skandalin pasi kjo tregon se Lilly dhe Ariana ishin bërë mikesha. Ka pretendime se Ariana u tha miqve se sa shumë ajo ” donte një fëmijë një ditë” pas lidhjes me djalin e Lilly dhe Ethan.
Një burim i afërt tha se si të tre shijonin darkat së bashku në Londër sa herë që Lilly fluturonte nga Shtetet e Bashkuara për të vizituar burrin e saj në xhirime.
“Lilly u shoqërua me Ethan dhe Ariana shumë herë. Ariana takoi fëmijën e tyre dhe madje e mbajti në krahë. Ata kishin darkuar në Londër dhe Ariana i tha Lilly-t se donte të kishte një fëmijë një ditë dhe se mezi priste të krijonte një familje.”, tha burimi.