Aktorja e njohur franceze, e cila theu tabu me rolet e saj në filmat “Babette’s Feast” apo “Les Biches”, Stephane Audran, ka ndërruar jetë ditën e sotme. Stephane i dha fund jetës së saj në moshën 85-vjeçare, por pas ka lënë një karrierë e cila do e mbajë gjithmonë gjallë. Aktorja e viteve 60-të do të kujtohet gjithmonë për rolet e saj si femra sensuale e cila arriti të joshte çdo mashkull me hiret e saj.
Shkaku i vdekjes nuk është bërë ende i ditur, por mediat raportojnë se nga mosha aktorja kishte gjendje të rënduar shëndetësore. /revistawho.com









