Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Forcë, besim dhe 30 vite histori, Majlinda Manoku, gruaja pas një suksesi që zgjat! 27/12/2025
Ups! Të gjithë e paskemi ditur gabim emrin e Ylli Limanit 27/12/2025
“Ishte e tmerrshme!”, Propozimi i Turit për Orindën paska qenë më i sikletshmi (por edhe më i bukuri) në histori! 27/12/2025
Sulm tronditës ndaj gazetarit Elton Tozaj, familja: Rrezikon të humbasë shikimin 27/12/2025
“Jam i komplikuar!”/ Ylli Limani hap zemrën për problemet në dashuri: Çfarëdolloj përpjekje që e bëj… 27/12/2025
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Lajme

“Tia” flet për herë të parë për pritjen e ëmbël: Si e zbulova që jam shtatzënë

17/02/2019
in Lajme, Who Serial
Reading Time: 2 mins read
A A
“Tia” flet për herë të parë për pritjen e ëmbël: Si e zbulova që jam shtatzënë

Aktorja Navina Bole e cila luante rolin e Tias në serialin “Bixhoz me dashurinë” është shtatzënë në jetën reale, lajm të cilin e bëmë të ditur para disa javësh. Së fundmi Navina ka folur për herë të parë për pritjen e ëmbël dhe ka zbuluar si e mësuan ajo dhe bashkëshorti i saj Karan Jeet që do bëhen prindër. “Nuk e prisja dhe u habita. Ndihem shumë e lumtur kur kuptoj që do bëhem mama dhe do sjell në jetë një njeri nga trupi e gjaku im. Kam shumë emocione, ndihem nervoze, e emocionuar, në ankth por mbi të gjitha jam e lumtur që më në fund do ndihem një femër e kompletuar”- është shprehur aktorja. Ajo ka treguar se bashkëshorti e kishte sugjeruar të bënte një test shtatzënie pasi kishte pasur simptomat e para. “Kisha simptomat e para të shtatzënisë dhe bashkëshorti më sugjeroi të bëja një test. Kisha frikë dhe isha nervoze. Bashkëshorti im e pa i pari rezultatin e testit dhe ishte jashtëzakonisht shumë i lumtur. U çmend nga gëzimi. Ne ja dhamë lajmin nënave tona dhe më pas të gjithë pjesëtarëve të tjerë të familjes. Ata janë shumë të lumtur dhe mezi po presin që fëmija të vijë në jetë. Kam lexuar diku që fëmija të dëgjon në muajt e fundit të shtatzënisë prandaj i flas shpesh. Mundohem të jem e lumtur në shumicën e kohës dhe të mos kem stres. Është gjë e bukur që një jetë e re po rritet brenda meje”- është shprehur Navina Bole, shkruan revistawho. Aktorja ka treguar gjithashtu edhe preferencën për gjininë e fëmijës. “Dua të kem vajzë. Gjithmonë kam ëndërruar të kem një vajzë si kukull që ta vesh bukur. Mami im, vjehrra dhe bashkëshorti duan gjithashtu një vajzë por përbrenda ndjej se fëmija është djalë. Do jem e lumtur edhe po të jetë djalë. Rëndësi ka që të jetë i shëndetshëm”-është shprehur aktorja./revistawho.com






Tags: bixhoz me dashurineserialtia
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

“Plaku dhe deti”: Alegoria e guximit dhe qëndresës njerëzore
Lajme

“Plaku dhe deti”: Alegoria e guximit dhe qëndresës njerëzore

11/11/2025
“Dashuria që mund të kishte qenë”, Historia magjike e një jete tjetër
Lajme

“Dashuria që mund të kishte qenë”, Historia magjike e një jete tjetër

11/11/2025
“I dashur, ti je trap”:  Dashuria që nuk të shpëton, por të zhvesh nga çdo iluzion
Lajme

“I dashur, ti je trap”:  Dashuria që nuk të shpëton, por të zhvesh nga çdo iluzion

11/11/2025
“Bionde”: Zhytje në shpirtin e një gruaje që bota e adhuronte, por askush nuk e njihte vërtet
Lajme

“Bionde”: Zhytje në shpirtin e një gruaje që bota e adhuronte, por askush nuk e njihte vërtet

11/11/2025
“Skenar brilant”: Romani që i jep fund përrallave dhe nis aty ku mbaron “jetuan të lumtur përgjithmonë”
Lajme

“Skenar brilant”: Romani që i jep fund përrallave dhe nis aty ku mbaron “jetuan të lumtur përgjithmonë”

11/11/2025
Çfarë është 17 tetori: Dita e faljes së ish-it (ose ish-es)
Lajme

Çfarë është 17 tetori: Dita e faljes së ish-it (ose ish-es)

17/10/2025
Next Post
Nicki Minaj shtatzënë? Përgjigjen e jep partneri i saj

Nicki Minaj shtatzënë? Përgjigjen e jep partneri i saj








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera