Ditën e martë, Tiger Woods është përfshirë në një aksident të rëndë rrugor. Automjeti në të cilin gjendjen lojtari i golfit ka dalë nga rruga dhe është rrotulluar disa herë. Ai u transportua menjëherë në spitalin më të afërt nga ambulanca. Në deklaratën e lëshuar nga policia e Los Angeles nuk jepen detaje të shumta për gjendjen e sportistit të njohur, përveç faktit që i është nënshtruar operacionit për plagët e marra.
Mësohet se Woods ka qenë i vetëdijshëm kur stafi mjeksor ka shkuar në vendngjarje./revistawho.com








