Tapeti i kuq i ‘Golden Globes 2018’ pati një paradë mahnitëse të fustaneve të zinj, duke qenë se të gjitha të ftuarat duhej të tregonin solidaritet për t’u dhënë fund ngacmimeve seksuale.
‘UsWeekly’ ka bërë një përzgjedhje për 5 të veshurat më mirë, të cilat janë: Dakota Johnson, Issa Rae, Diane Kruger, Nicole Kidman dhe Alison Brie. Me zgjedhjen e ngjyrës të gjitha të famshmet ishin të lira për t’u fokusuar tek silueta e fustanit, prerja e tij dhe shumë elementë të tjerë.
Dakota Johnson zgjodhi një fustan Gucci dhe e shoqëroi me vathë nga Nirav Modi.
Issa Rae zgjodhi një fustan me një të çarë që bëri që e gjithë vëmendja të përqëndrohej tek këmbët e saj të tonifikuara.
Diane Kruger zgjodhi një fustan Prada me një pelerinë të dukshme duke e shoqëruar me një bizhuteri nga Leighton.
Nicole Kidman zgjodhi një fustan të gjatë nga Givenchy Haute Couture.
Alison Brie zgjodhi një fustan nga Vassilis Zoulias që ishte i ndarë për të treguar pantallonat poshtë tij shoqëruar me një varëse Bulgari.