Arjola ka marrë sot surprizën më të bukur të takimit me 3 fëmijët e saj. Por emocionet nuk kanë qenë vetëm aq për aktoren e cila u lajmërua nga Arbana se nga ky moment zotëron një apartament të madh me vendodhje tek Kodra e Diellit, ku banojnë disa personazhe të njohur të ekranit. Lajmi preku banorët dhe në Big Brother s’kish pas kurrë kaq lot sa sot. Vetë Arjola shprehu falenderimet e saj për televizionin dhe emocionin për surprizën që ishte dhe arsyeja për hyrjen në BBV prej fillimit./revistawho.com