Një mision shumë i veçantë ka nisur rrugëtimin në Shqipëri. Duke vështruar nga e shkuara, nisma “Tradita ime artizanale” i kushton të gjithë vëmendjen e saj traditës dhe vlerave kulturore shqiptare. Artizanati shqiptar është një traditë me vlera të çmuara , të krijuar prej shekujsh nga mjeshtrat popullorë, në çdo krahinë të saj. Për të ruajtur këtë vlerë kulturore, kjo nismë sociale do të “trashëgojë” tek të rinjtë traditën dheju vjen në ndihmë vajzave dhe grave. Fondacioni Joscelyn (një organizatë joqeveritare, jofitimprurëse) ka nisur sipërmarrjen sociale “Tradita ime artizanale” e cila mbështetet nga OSCE dhe AICS – Agenzia Italiana Cooperazione allo Sviluppo nëpërmjet ENGIM Internacional, si pjese e projektit RISE-ALB.
Të gjithë ata që duan të bëhen profesionistë të këtij “arti” tanimë e kanë një derë të hapur dhe një mundësi për të vazhduar përpara, përpos gjithçkaje që mund ti ketë ndodhur në jetë. E jo vetëm kaq! Kjo nismë po ashtu vjen në ndihmë të një kategorie të veçantë njerëzish në nevojë, gra të dhunuara apo me probleme ekonomoke e sociale.