Tristan Thompson duket se nuk po e përjeton mirë ndarjen nga Khloe dhe së fundmi ka kërcënuar ish-burrin e saj. Po çfarë ndodhi?
Khloe postoi një foto seksi me bikini ku shfaqej në super formë teksa bënte një dush.
“Hottie”-komentoi ish-bashkëshorti i saj, Lamar Odom.
Nuk vonoi shumë dhe Tristan, i cili është ndarë nga Khloe, i replikoi Lamarit dhe i shkruajti: “Zoti të solli në jetë herën e parë. Luaj po deshe, te del rezultat ndryshe”.
Çfarë donte të thonte Tristan?
Dikur Khloe dhe Lamar kanë qenë të martuar. Lidjka e tyre ishte e komplikuar, për shkak të luftës së Lamar me drogën. Në 2015 Lamar përfundoi në urgjencë me mosfunksionim të veshkave, atak zemre dhe 12 goditje në tru për shkak të abuzimit me drogën.
Me komentin e tij Tristan i kujtoi Lamarit eksperiencën që e çoi drejt vdekjes, duke e kërcënuar se mund t’i ndodhë sërish e këtë herë nuk do të shpëtojë.








