Tristan Thomson po akuzohet se e ka tradhtuar sërish Khloe Kardashianin pasi u pajtuan. “Page Six” raporton se modelja Sydney Chase ka deklaruar në një intervistë që ka shkuar me Tristanin në janar të këtij viti.
“Ishte diçka e shpejtë, por ishte kaq i mirë”-tha modelja. “Ai më tha se nuk ishte më në lidhje dhe unë pranova të dilja me të”-vazhdoi ajo. “Kur mësova se nuk ishte beqar, u largova”-tregoi modelja.

Kjo nuk është hera e parë që Tristan përflitet për tradhti pasi edhe në vitin 2019 bëri bujë lajmi se ai kishte tradhtuar Khloen me mikeshën e ngushtë të Kylie Jennerit.







