Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
“Të kisha dhe biletën tënde”, udhëtimi i trishtë i Selvijes, pa Shpatin! 15/12/2025
Ish-shoqja e dhomës thyen heshtjen: Parashqevia e vërtetë… 14/12/2025
Kiara i tha “jo” diçkaje që shumica nuk e refuzon kurrë dhe rezultati ishte thjesht magjik! 14/12/2025
Sekreti i pamjes së J.Lo? Shikoni mamanë dhe motrat e saj dhe do ta kuptoni menjëherë! 14/12/2025
“E shkuara ime është e vdekur”, Bes Kallaku flet pa filtra për ndarjen dhe forcën për të vazhduar përpara 14/12/2025
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Trupi i gjetur është i Gabby Petito. Kush e ka vrarë blogeren e njohur?

22/09/2021
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 2 mins read
A A
Trupi i gjetur është i Gabby Petito. Kush e ka vrarë blogeren e njohur?

Gabby Petito është vrarë. Rezultatet e autopsisë kanë konfirmuar se trupi i gjetur të dielën në Pyllin Kombëtar Bridger-Teton i përket Gabby Petito-s, 22-vjeçares e cila u zhduk ndërsa ishte në një udhëtim duke eksploruar parqet kombëtare me të fejuarin e saj, Brian Laundrie, ka deklaruar FBI-ja në Denver.





FBI shkroi në Twitter se mjeku  Dr.Brent Blue doli në përfundimin se shkaku i vdekjes së blogeres së njohur ishte vrasja.

“Kushdo që ka informacion në lidhje me rolin e Laundrie në këtë çështje ose vendndodhjen e tij aktuale duhet të kontaktojë FBI -në,” tha agjenti special Michael Schneider, që po merret me çështjen.


Ndërkohë fejuari i Gabby Petitos vazhdon të jetë i zhdukur, pa asnjë gjurmë.

Zyra e FBI-së në Denver tha se agjencia kërkon informacion nga kushdo që mund të ketë pasur kontakt me Petito ose Laundrie, që ka vizituar zonën e kampeve mes datave 27-30 gushtit ose që mund të ketë parë automjetin e tyre.

Kërkimet për të fejuarin vazhdojnë

Kërkimi i policisë për të fejuarin e Gabby-t, Brian Laundrie vazhdoi të martën në një park natyror në Florida, ku prindërit e tij i thanë policisë se Brian u kishte  treguar se do të shkonte javën e kaluar. Prindërit e Laundrie thanë se ai u largua nga shtëpia e tyre në North Port me një çantë shpine më 14 shtator për të shkuar në “T.Mabry Carlton Jr.Memorial Reserve”.

“Pas një kërkimi të kryer gjatë fundjavës dhe kërkimeve nga ajri në zonën prej 25 mijë hektarësh, ende nuk ka asnjë gjurmë të Brian”, tha policia.

Para se prindërit e tij t’i thoshin policisë se  Laundrie u largua nga shtëpia më 14 shtator, ai nuk kishte pranuar të fliste me hetuesit dhe familja i kishte drejtuar tek avokati i tyre.

Çfarë ndodhi?

Gabby dhe Brian ishte një çift vlogerësh që udhëtimet e tyre i ndanin me miqtë virtualë. Një ditë fund-gushti, Brian u kthye i vetëm nga udhëtimi i radhës. Ai qëndroi vetëm për 10 ditë, derisa familja e Gabby-t të shqetësuar telefonuan Policinë dhe denoncuan humbjen e vajzës. Mosdenoncimi i Brian dhe një episode sherri që ka ndodhur në një nga udhëtimet e tyre ku dëshmitar ishte një polic që e ka regjistruar me kamerën e trupit momentin kur Gabby qan, i hodhën dyshimet tek Brian.

Ky i fundit nuk pranoi asnjëherë të flasë me Policinë, por i tregoi adresën e avokatit. Prej ditësh është zhdukur edhe ai. Historia mbetet enigmë. Familjarët e Gabby-t fajësojnë Brian./revistawho.com

Tags: AutopsiblogeregabypetitotrupVrasje
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

“Të kisha dhe biletën tënde”, udhëtimi i trishtë i Selvijes, pa Shpatin!
Breaking News

“Të kisha dhe biletën tënde”, udhëtimi i trishtë i Selvijes, pa Shpatin!

15/12/2025
Ish-shoqja e dhomës thyen heshtjen: Parashqevia e vërtetë…
Breaking News

Ish-shoqja e dhomës thyen heshtjen: Parashqevia e vërtetë…

14/12/2025
Kiara i tha “jo” diçkaje që shumica nuk e refuzon kurrë dhe rezultati ishte thjesht magjik!
Breaking News

Kiara i tha “jo” diçkaje që shumica nuk e refuzon kurrë dhe rezultati ishte thjesht magjik!

14/12/2025
Sekreti i pamjes së J.Lo? Shikoni mamanë dhe motrat e saj dhe do ta kuptoni menjëherë!
Breaking News

Sekreti i pamjes së J.Lo? Shikoni mamanë dhe motrat e saj dhe do ta kuptoni menjëherë!

14/12/2025
“E shkuara ime është e vdekur”, Bes Kallaku flet pa filtra për ndarjen dhe forcën për të vazhduar përpara
Breaking News

“E shkuara ime është e vdekur”, Bes Kallaku flet pa filtra për ndarjen dhe forcën për të vazhduar përpara

14/12/2025
“Dritat po fiken”, Pirro Çako kujton nënën e ndjerë: I bleva pemën e jetës, por…
Breaking News

“Dritat po fiken”, Pirro Çako kujton nënën e ndjerë: I bleva pemën e jetës, por…

13/12/2025
Next Post
Sot kemi ekuinoksin e vjeshtës, arsyeja pse këtë vit ndodhi më 22 shtator!

Sot kemi ekuinoksin e vjeshtës, arsyeja pse këtë vit ndodhi më 22 shtator!








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera