Jemi mësuar tashmë, që krahas historive ‘të zakonshme’ të dashurisë në showbiz-in shqiptar, të mësojmë edhe për histori të tjera trekëndësh-ash të zjarrtë, ku për një arsye apo një tjetër, personazhet i hyjnë në “hak” njëri-tjetrit.
Por, ka edhe raste të tjera më komplekse, si ajo e katërshes Cozman-Tuna-Patris dhe Berisha-Morena Taraku. Por çfarë i lidh këta me njëri-tjetrin?! Të gjithë e njohim historinë dy vjeçare të dashurisë mes reperit Cozman dhe Tunës, e cila ka përfunduar pak muaj më parë. Fund i historisë ky që në fakt u vërtetua nga lajmi se Tuna është në një lidhje me vëllain e bashkëshortit të Nora Istrefit (dikur shoqe e ngushtë me Tunën), muzikantin Patris Berisha me të cilin “zogu” është fotografuar së fundmi. Ndërkohë, Patris ka qenë në një lidhje me këngëtaren Morena Taraku, e cila mendohet se ka nisur një lidhje me Cozman.
U komplikua pak si shumë historia? E vërtetë…
Ndërkohë që Tuna kalon krah Patrisit muajt e saj të shtatzanisë (së supozuar), Cozman jep sinjale se mes tij dhe Morenës ka diçka më tepër se shoqëri. Pas lajmeve se ata frekuentojnë të njëjtën palestër dhe kanë të njëjtin instruktor, Cozman i bën të gjithë të dyshojnë nga një postim i tij në Snapchat, ku nxjerr një fotografi të qenit të Morena Tarakut, në shtëpinë e kësaj të fundit. Një ‘shkëmbim’ partnerësh ky që nuk e dimë, nëse ka ardhur natyrshëm, apo është bërë për ‘hakmarrje’? E teksa këto çifte të reja të showbiz-it shijojnë marrëdhëniet e tyre, ne vazhdojmë të kërkojmë të dhëna se cili është ‘sekreti’ i kësaj ndërthurjeje kaq ‘komplekse’. /Blitz.al/