Shumë shpejt nis sezoni i ri i “Klanifornias” dhe të gjithë presim me padurim situatat plot humor e skeçet që na shkrijnë gazit, por prisni pak. Marina është shtatzënë, atëherë kush do e prezantojë spektaklin këtë sezon? Kjo është pyetja që i ka shqetësuar të gjithë ditët e fundit dhe kemi një lajm të mirë. Turjan Hysko ka konfirmuar se Marina do të rikthehet në ekran dhe do prezantojë “Klanifornian”. Moderatorja aktualisht po shijon pushimet, por me kthimin në Shqipëri do t’i futet punës dhe në sezonin e ri televiziv, do e shohim me barkun e rrumbullakosur në ekran. E ku ka më bukur!